Rrëfimi ekskluziv i Slobodan Gavriqit, ja si u kap me mbi 12 kilogramë eksploziv në afërsi të ambasadës Amerikane në Prishtinë

Aktuale

Rrëfimi ekskluziv i Slobodan Gavriqit, ja si u kap me mbi 12 kilogramë eksploziv në afërsi të ambasadës Amerikane në Prishtinë

Më: 9 dhjetor 2016 Në ora: 15:23
Gavriq ka rrëfyer për mënyrën se si u kap me mbi 12 kilogramë eksploziv në afërsi të ambasadës Amerikane në Prishtinë.

Sonte në RTK, në orën 22:30, emisioni “Drejtësia në Kosovë” sjell intervistën ekskluzive me të dënuarin për terrorizëm, Slobodan Gavriq.

Nga qelia e tij në burgun e Gjilanit, Sllobodan Gavriq ka rrëfyer për emisionin “Drejtësia në Kosovë” mënyrën se si u kap me mbi 12 kilogramë eksploziv në afërsi të ambasadës Amerikane në Prishtinë.

Serbi i cili me profesion është veterinar është dënuar me 11 vjet burgim nën akuzën se planifikoi një sulm terrorist në Prishtinë pak ditë para Krishtlindjeve, ka treguar për prejardhjen e eksplozivit.

Ai  ka rrëfyer për mikun e tij i cili është një ish pjesëtar i policisë serbe dhe pjesëtar i Luftës në Bosnje të cilit thotë se duhej t’ia dorëzonte eksplozivin.

Në intervistën ekskluzive, Gavriq ka rrëfyer për prejardhjen e eksplozivit e po ashtu metaleve të cilat u gjetën në makinën e tij.

Arrestimin e tij afër ambasadës amerikane Gavriq e ka quajtur një rastësi duke pretenduar se ai nuk i dinte rrugët e Prishtinës.

Intervistën e plotë me Sllobodan Gavriq mund ta ndiqni të premten nga ora 22:30 në RTK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat