Drejtori i RTK-së dhe sekretari i Vetëvendosjes nuk ndalen me akuza ndaj njëri-tjetrit

Aktuale

Drejtori i RTK-së dhe sekretari i Vetëvendosjes nuk ndalen me akuza ndaj njëri-tjetrit

Më: 9 dhjetor 2016 Në ora: 16:32
Molliqaj, Shala

Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së, Mentor Shala, ka reaguar ndaj deklaratës së sekretarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, i cili një ditë më parë e vendosi këtë të fundit si të parin në listën e 12 personave që janë përgjegjës për arrestimin e aktivistëve të VV-së.

Shala ka shtruar një varg pyetjesh ndaj Molliqajt, ku ndër të tjera kërkon sqarim për sulmin me bombë që i ishte bërë në shtëpinë e tij

Drejtori i RTK-së, që e quan djalosh, Molliqajn, dhe pranon se në Kosovë nuk ka drejtësi.

E tashmë ka reaguar sërish Molliqaj.

Ai thotë se Shala është servil i pushtetit dhe i braktisur në planin e tij për të akuzuar Vetëvendosjen.

Molliqaj e quan Shalën sharlatan insistues.

Ky është reagimi i plotë i Shalës në Facebook: Dardan Molliqaj me kishte vendos ne liste te parin si ‘fajtor’ për arrestimin e aktivisteve te tij.

Nuk i komentojë kurrë ato çka thotë ky far Dardani, por këtë herë pasi që fatkeqësisht drejtësia në Kosovë nuk ekziston fare, kërkojë drejtpërdrejt nga ky djaloshi (Dardani) të tregojë kush ma tmerroi familjen, kush m’i traumatizojë fëmijët, a ke dorë personalisht ti djalosh (Dardan) në hedhjen e bombës në shtëpinë time?!!!

Pyetje po bëj dhe pres përgjigje djalosh (Dardan)!

Përndryshe edhe një padi po ta bëj për këtë lojë të fëlliqur e të rrezikshme që je tu e luajt!

E sa për Drejtësinë në Kosovë ishalla na shpëton Zoti i madh!

Reagim i Sekretarit Organizativ Dardan Molliqaj :

Drejtori i RTK-së, Mentor Shala si servil i pushtetit dhe i braktisur në planin e tij për ta akuzuar VETËVENDOSJE!-n, sërish ka përdorur gjuhë akuzuese e shpifëse për aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, këtë herë kundër meje.

Pasi pushteti po dështon që ta montojë procesin kundër aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Shala vazhdon të gënjejë i vetmuar në këtë luftë të pandershme. Si në kohën kur lëshonte komunikata në emër të menaxhmentit dhe keqpërdorte hapësirën publike për t’i akuzuar pa asnjë provë aktivistët e VETËVENDOSJE!-s, ai po vazhdon të shpifë për sulme të cilat VETËVENDOSJE! nuk ka asnjë lidhje. Unë e ftoj prokurorinë që ta trajtojë si shpifje deklaratën e tij dhe të kërkojë përgjegjësi penale ndaj këtij shërbëtori besnik të pushtetit i cili nuk po dorëzohet nga kjo betejë prej së cilës edhe vetë pushteti po tërheqet. E vërteta, që e ka mposhtur ekipin montues të rastit që akuzonte për terrorizëm, do ta mposhtë edhe këtë sharlatan insistues.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat