Pallaska: BE-ja nuk po ia liberalizon vizat Kosovës, sepse i frikësohet ndonjë eksodi

Aktuale

Pallaska: BE-ja nuk po ia liberalizon vizat Kosovës, sepse i frikësohet ndonjë eksodi

Më: 14 dhjetor 2016 Në ora: 21:57
Avokati Dastid Pallaska

Avokati Dastid Pallaska ka folur për kushtëzimin që Bashkimi Evropian po i bën Kosovës për heqjen e vizave.

Pallaska ka thënë se nuk është e drejtë që Demarkacioni me Malin e Zi të jetë arsye e mosliberalizimit të vizave për Kosovës, por, sipas tij, kjo nuk është arsyeja kryesore që kosovarëve nuk po iu lejohet të lëvizin lirshëm në Evropë.

Avokati ka thënë se shqetësimin kryesor i BE’së është ndonjë ikje masive e qytetarëve të Kosovës nga vendi, në qoftë se iu lejohet të udhëtojnë pa viza.

Sipas Pallaskës, BE’ja po justifikon dështimin e Qeverisë për arritjen e ndryshimit dhe ngritjen e mirëqenies, në mënyrë që qytetarët të mos e konsiderojnë largimin nga vendi si opsion.

Avokati ka thënë se Kosova gjithsesi që duhet t’i këtë kufijtë e shënuar, dhe se Demarkacioni duhet të shqyrtohet nëse është apo nuk është bërë saktë, por kjo nuk duhet të vendoset si kusht për liberalizim të vizave. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat