Hyseni në samitin e Bërdo-së kërkon përkrahje për anëtarësim në Interpol

Aktuale

Hyseni në samitin e Bërdo-së kërkon përkrahje për anëtarësim në Interpol

Më: 16 dhjetor 2016 Në ora: 16:06
Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni gjatë qëndrimit të tij në samitin BE-Ballkani Perëndimor

Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, gjatë qëndrimit të tij në samitin BE-Ballkani Perëndimor, në fjalimin e tij ministri Hyseni është përqendruar në çështjet e agjendës për diskutim, që ishin: Migrimi ilegal, përkatësisht rruta ballkanike e migrimit, trafikimi i paligjshëm me armë, terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm, si dhe  ndërtimi i një sistemi integral të sigurisë në Ballkan dhe çështje të tjera.

Ai foli gjerësisht për të arriturat e Kosovës  në këto fusha  dhe kërkoi nga të pranishmit  përkrahje për anëtarësimin e Kosovës në mekanizmat ndërkombëtar dhe të bashkëpunimit policor si INTERPOL dhe EUROPOL etj.

Në margjinat e samitit, Hyseni zhvilloi takime të veçanta me ministren e Punëve të  Brendshme të Sllovenisë, znj.Vesna Gyorkos Znidar  si dhe me ministrin për Punëve të Brendshme  dhe Siguri Kombëtare të Maltës, Carmelo Abela. Po ashtu një  takim të shkurtër dhe përmbajtësor  pati edhe me komisionarin z.Dimitris Avramopoulos dhe shumë  pjesëmarrës tjerë në këtë samit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat