Drecun sjell në vëmendje përsëri rastin “Panda”

Aktuale

Drecun sjell në vëmendje përsëri rastin “Panda”

Më: 17 dhjetor 2016 Në ora: 15:28
ilustrim

Kryetari i Komitetit për Kosovë në Kuvendin e Serbisë, Millovan Drecun e ka rikthyer në vëmendje edhe njëherë rastin “Panda” e vrasjes së gjashtë të rinjve serbë në Pejë në vitin 1998.

Për këtë rast u patën akuzuar shqiptarët si kryrës, por më vonë është dyshuar se këtë rast e ka kryer Shërbimi Sekret Serb.

Drecun ka thënë në “Vesti” se kanë kaluar 18 vjet dhe nuk janë bërë të ditura detajet e rastit dhe autoritetet nuk e kanë zgjidhur. Ditë më parë serbët e Pejës janë shprehur të bindur se këtë e kanë bërë agjentët serbë.

“Krimi është kryer në rrethana shumë të paqëndrueshme dhe është e mundur që është e vështirë të vendosen faktet”, ka thënë Drecun.

Më tej thuhet se ky rast ka kaluar nga Zyra e Prokurorisë për krime të luftës në Prokurorinë e Krimit të Organizuar, por as ky ndryshim nuk solli asgjë për këtë rast.

“Panda” kishte ndodhur më 14 dhjetor 1998, kur në një kafene të quajtur “Panda” në Pejë, dy persona kanë vrarë gjashtë nxënës të rinj serbë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat