Kryebanditët e politikës, “uzurpues” të sistemit të drejtësisë

Aktuale

Kryebanditët e politikës, “uzurpues” të sistemit të drejtësisë

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 18 dhjetor 2016 Në ora: 17:04
Ilustrim

“Pas pavarësisë, mafia politike, sikundër e kemi parë nga regjistrimet "Pronto",vazhdoi rrugën e nënshtrimit të këtyre organeve nëpërmjet njerëzve të rinj. Pushteti i vazhdoi vendosjet e vartëseve në polici, në prokurori dhe në gjykata. Pra kudo i dërguan militantët e vet dhe në vazhdimësi vepruan në interes të grupeve të interesit”, ka thënë Muhamet Kelmendi.

Drejtësia në Kosovë ka marrë tatëpjetën, pasi dyshohet se mafia politike është instaluar dhe ka hedhur rrënjë në këtë sistem. Ky lloj instalimi i administrimit të të inkriminuarve në politikë dhe drejtësi po thuajse ka bërë që shumë politikanë dhe të afërmëve të tyre t’ju shpëtojnë organeve të drejtësisë.   Njohësit e çështjeve politike e juridike kanë pohuar,  se mosfunksionimi i drejtësisë në Kosovë, e ka prodhuar Gjykatën Speciale, tek e cila qëndron shpresa e kthesës së dëshiruar, e cila nëse nuk arrin t'i trajtojë "Peshqit e mëdhenj" atëherë, mjerë halli për Kosovën, që ka për t'u shqyer nga “peshkaqenët”.Sipas tyre Kosova shërohet vetëm me ligjin për spastrimin e figurave politike, të prokurorëve dhe të gjyqtarëve, përndryshe  pa këtë nuk luftohet dot krimi dhe korrupsioni.

Muhamet Kelmendi njohës i çështjeve juridike ka deklaruar, se instalimi i njerëzve të mafias politike në Kosovë ka filluar që në vitin 1999, atëherë kur nga UNMIK –u, fillojë puna në përcaktimi e kuadrit në polici, në prokurori dhe në gjykata.  Ai ka pohuar, se UNMIK-u, vendosi në vendet e tilla kryesisht njerëzit e ish-regjimit, të cilët më vonë nga frika për të kaluarën e tyre, pas shpalljes së pavarësisë u vendosën në shërbim të pushtetarëve.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat