Morina: Pastrimi i listave problem edhe në zgjedhjet e Drenasit

Aktuale

Morina: Pastrimi i listave problem edhe në zgjedhjet e Drenasit

Më: 19 dhjetor 2016 Në ora: 10:04
Ilustrim

Milaim Morina nga Demokracia në Veprim, i cili ishte i ftuar në Programin e Mëngjesit në transmetuesin publik foli për zgjedhjet në Drenas , i cili përshkoi zgjedhjet si të qeta me përjashtim të disa shkeljeve të vogla.

Ai si problem përmendi zbarkimin e kabinetit qeveritar në Drenas, ku është vërejtur prania e politikanëve ...etj , si dhe tha se ishte krijuar përshtypje sikur mbaheshin zgjedhje në nivel vendi.

Morina tha se në bazë të vëzhgimit të zgjedhjeve  nga monitoruesit e Demokracisë në Veprim ka pasur përdorim të resurseve publike, sikurse veturave zyrtare, shërbyes civil, prania e organizuar e fëmijëve...etj.

Sipas tij, megjithatë ishte një fushatë intensive me takime nëpër fshatra, por edhe me tubime elektorale.

Milaim Morina, tha se karahsuar më zgjedhjet paraparke me këto të fundit vërehet një diceferencë e vogël e votave që ka humbur PDK, me diku rreth 4 mijë vota.

 “Kandidati i PDK-së në zgjedhjet paraparke kishte  fituar me diku rreth 66 për qind të votave, derisa tash kandidati i PDK-së ka marrë 63 për qind të votave. Befasi e këtyre zgjedhjeve ishte kandidati i pavarur me një përqidnje mjaft të lartë, i cili doli diku me rreth 12 për qind të votave”, tha Morina.

Rrjedha e procesit zgjedhor tha se ishte e qetë dhe nuk kishte ndonjë incident, apo ndonjë presion.

Duke folur për raudin e dytë të zgjedhjeve tha se kishte një ngritje të pjesëmarrës së votuese me 4.9 për qind krahasuar me raudin e parë, gjë që sigurisht, sipas tij,  kjo ardhur për shkak të mobilizimit të kandidatëve,të cilat kanë dalur për ta moblizuar masën lagje për lagje, fshat për fshat...etj.

Ai tha se Demokracioa në Veprim ka pasur 72 vëzhgues statik në do vendvotim, dhe sipas tij, vëzhguesit kanë qenë mjaft aktiv dhe se kjo organizat ka pasur një ekip mjaft mobil.

Sipas tij, votimi familjarë është bërë trend dhe se është vërejtur edhe në këto zgjedhje,derisa si problem përmendi pastrimin e listave pasi që vetëm diku mbi 1 mijë votues janë hequr nga listat.

“Mbi 80 raste janë evidentuar si votim familjarë, 12 raste të fotografimit të votës dhe  sa i përket pastrimit të listave vetëm 1200 votues janë hequr nga listat nga KQZ”, tha ai.  

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat