59 policë të arrestuar për ryshfet, kallxim penal edhe për 30 qytetarë që dhanë mito

Aktuale

59 policë të arrestuar për ryshfet, kallxim penal edhe për 30 qytetarë që dhanë mito

Më: 19 dhjetor 2016 Në ora: 15:40
Ilustrim

(E plotësuar) - 59 zyrtarë të Policisë në Mitrovicë dhe në Prizren janë vënë në pranga sot nga kolegët e tyre.

Ata dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje të ryshfetit.

Lidhur me këto aksione që janë zhvilluar sot, Inspektorati Policor i Kosovës ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme ku bashkë me prokurorët e Mitrovicës dhe Prizrenit kanë dhënë detaje ng ky aksion.

Kryeshefi i Inspektoratit  Policor  Hilmi Mehmeti tha se janë ndaluar dhe më pas janë suspenduar  20 zyrtarë policorë të Njësisë për kontrolle të autostradave, 20 zyrtarë nga Njësiti Rajonal i trafikut të Mitrovicës, 15 zyrtarë policorë nga njësiti rajonal  i trafikut të Mitrovicës së jugut dhe  4 zyrtarë  policorë nga Njësiti Rajonal i trafikut të Prizrenit.

Ai gjithashtu sqaroi se të ndaluar në këtë aksion janë  35 zyrtarë të Policisë të nacionalitetit shqiptar, 23 serbë dhe një  boshnjak.

Mehmeti: Me grumbullimin e provave materiale vërtetojnë dyshimin e bazuar

“Pas autorizimit  nga prokurorët, hetuesit e Policisë kanë zhvilluar hetime  duke zbatuar masa të fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit. Nga zbatimi i këtyre masave ka realizuar me grumbullimin e provave material(audio dhe video incizime) të cilat vërtetojnë dyshimin e bazuar, se një numër i madh ui zyrtarëve policorë nga këto njësi janë të involvuar në veprime kriminale, që ndërlidhen me veprat penale keqpërdorim I pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar dhe marrje ryshfeti”, tha Mehmeti.

Policia do të merr masa edhe ndaj qytetarëve të cilët  u kanë dhënë ryshfet zyrtarëve të policisë, e  që janë rreth 35.

Mehmeti: Dënim edhe ndaj 30 qytetarëve

‘’Në përmbyllje të këtij hetimi sot është zhvilluar një operacion i gjerë  i intervistuar në cilësinë e të dyshuarve. Pas intervistave me vendim të prokurorive përkatëse 59 zyrtaër janë ndaluar dhe janë dërguar në qendrat e mbajtjes, njëkohësisht për këta zyrtarë është kërkuar suspendim nga detyra... Inspektorati policor i Kosovës do të paraqes në prokuroritë kompetente kallëzime penale ndaj 59 zyrtarëve policorë, për veprën penale keqpërdorim i pozitës zyrtare....Gjithashtu IPK do të paraqes kallëzim penal ndaj 30 qytetarëve për veprën penale ‘ dhënie ryshfeti’”, tha Mehmeti

Ndërsa kryeprokurori i Prokurorisë në Mitrovicë Shyqeri Syla tha ende nuk mund të tregohet një vlerë e saktë e dëmit të buxhetit të Kosovës.

Syla gjithashtu tha se hetimet do të zgjasin edhe më tutje dhe atëherë mund të tregohet vlera e saktë.

Syla: Nuk e dimë se sa është vlera e përvetësuar

‘’Ma më vjen keq që është një numër i madh i policëve, ju e dini që policia ka qenë institucioni më i besueshëm  deri tash, kjo nuk do të thotë se do të zbehet besueshmëria e policisë, por hetimet kanë treguar se vërtet ishte një përzierje e madhe e zyrtarëve policorë në marrjen e ryshfetit, po ashtu edhe e qytetarëve në dhënien e ryshfetit. Komuna e Mitrovicës është goditur me këtë aksion më së shumti, kemi 20 zyrtarë nga trafiku në veri dhe 15 zyrtarë nga stacioni në jug...Është herët sigurisht të flitet për vlerën e dëmit  të buxhetit të Kosovës ... nuk janë shkruar tiketa të cilat e kanë merituar të  shkruhen dhe nuk e dim ëse sa është vlera e përvetësuar. Ne them sot se aksioni është zhvilluar dhe më tutje hetimet do të zgjasin  pastaj do e themi vlerën e saktë”, tha  Syla.

Në këtë konferencë po ashtu u tha se Inspektorati Policor i Kosovës pavarësisht sfidave që është duke u ballafaquar lidhur me numrin e vogël të burimeve njerëzore, do të vazhdojë edhe më tej me përkushtim të luftojë çdo dukuri negative që shfaqet në Policinë e Kosovës e në veçanti për veprimet korruptive.

Image

***

59 policë të arrestuar për ryshfet, kallxim penal edhe për 30 qytetarë që dhanë mito

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) në një konferencë të jashtëzakonshme ka treguar për arrestimin e 59 zyrtarëve policorë të dyshuar për përfitim të ryshfetit gjatë kryerjes së detyrës së tyre zyrtare. 

Kryeshefi ekzekutiv i IPK'së, Hilmi Mehmeti ka thënë se hetimet rreth kësaj çështjeje kanë zgjatur 4 muaj.

“Pas informatave se disa pjesëtarë të Policisë po marrin ryshfet nga qytetarët, Prokuroria e Prishtinës dhe ajo e Prizrenit kanë ndërmarrë hetime prej 4 muajve. Sot janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve 59 zyrtarë. Të njëjtit janë ndalur, si dhe është kërkuar suspendimi i tyre nga puna”, tha kryeshefi Mehmeti. 

Ai tregoi se edhe për nacionaliteti e Policëve të arrestuar. 

“35 prej tyre janë shqiptarë, 23 serb si dhe 1 boshnjak”, tha ai, duke shtuar tutje se IPK do të deponoi në Prokurorinë e Shtetit kallëzim penal për të gjithë policët e arrestuar dhe, po ashtu, ndaj 30 qytetarëve që dyshohet se dhanë ryshfetin. 

Nga ana tjetër, Kryeprokurori i Mitrovicës, Shyqëri Syla, ka thënë se komuna e Mitrovicës ka pësuar më së shumti nga ky aksion.

“Kurdoherë që kemi informacione prokuroria e shtetit do të veprojë në këtë mënyrë. Më vjen keq që një numër kaq i madh i policëve të përfshirë janë nga komuna e Mitrovicës që tronditur më së shumti nga ky aksion. Kemi 20 zyrtarë në veri si dhe 15 zyrtarë në jug', ka thënë ai.

Tutje, ai tha se nuk e di vlerën e saktë se sa është dëmtuar buxheti i Kosovës nga ky ryshfet, dhe bëri të ditur se të gjithë policët e arrestuar në Mitrovicë janë të njësisë së trafikut.

***

Konferencë për arrestimin e policëve (Drejtpërdrejt)

Inspektorati Policor i Kosovës po mban një konferencë të jashtëzakonshme për media e cila i referohet operacionit të sotshëm të zhvilluar nga hetuesit e IPK-së dhe arrestimeve të zyrtarëve të dyshuar policorë.

Në këtë konferencë po marrin pjesë kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së, Hilmi Mehmeti, kryeprokurori i Prokurorisë në Mitrovicë, Shyqyri Syla, kryeprokurori i Prokurorisë në Prizren, Sylë Hoxha dhe UD i udhëheqësit të Departamentit të Hetimeve Speciale, Exhevit Zuka.

Në këtë konferencë do të shpalosen detaje të operacionit të sotshëm dhe arrestimeve të zyrtarëve policorë.

Arrestimi i policëve, Inspektorati thërret konferencë të jashtëzakonshme

Inspektorati Policor i Kosovës po mban një konferencë të jashtëzakonshme për media e cila i referohet operacionit të sotshëm të zhvilluar nga hetuesit e IPK-së dhe arrestimeve të zyrtarëve të dyshuar policorë.

Në këtë konferencë po marrin pjesë kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së, Hilmi Mehmeti, kryeprokurori i Prokurorisë në Mitrovicë, Shyqyri Syla, kryeprokurori i Prokurorisë në Prizren, Sylë Hoxha dhe UD i udhëheqësit të Departamentit të Hetimeve Speciale, Exhevit Zuka.

Në këtë konferencë do të shpalosen detaje të operacionit të sotshëm dhe arrestimeve të zyrtarëve policorë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat