Kokat e krimit kanë amnistuar vetveten

Aktuale

Kokat e krimit kanë amnistuar vetveten

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 19 dhjetor 2016 Në ora: 16:49
Selia e Gjykates Speciale

“Por, kokat e krimit të cilët e kanë ngulfatur jetën institucionale e publike do të qëndrojnë edhe një kohë në pozitat kyçe. Ka shumë precendentë që kokat e krimit kanë amnistuar veten duke qenë bashkëpunëtorë me institucionet ndërkombëtare të drejtësisë duke eliminuar shokët dhe bashkëpunëtorët e ngushtë për të amnistuar veten”, ka thënë Hidajet Ahmeti.

Derisa viti 2016 ishte vit i përgatitjeve për funksionalizimin e Gjykatës Speciale, në vitin 2017 pritet të shihen edhe rezultatet konkretet të punës së kësaj Gjykate. Krijimi i Gjykatës Speciale, marrëveshja për Demarkacionin e kufirit me Malin e zi si dhe Krijimi i Asociacionin të Komunave me shumicë serbe ishin sfidat me të cilat u përball shteti i Kosovës përgjatë dy viteve të fundit. Por, pavarësisht arritjes së këtyre marrëveshjeve, Kosova ende nuk ka arritur të integrohet në BE.

Madje, vendi ngeci edhe këtë vit sa i përket liberalizimit të vizave.  Edhe pas gjithë këtyre kompromiseve, integrimi i Kosovës në Bashkimin evropian po konsiderohet i largët. Ndërkaq, institucionet e Kosovës po konsiderohen të pa zonja për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit që është kusht njëri nga dy kushtet kryesore për liberalizimin e vizave.  

Për analistin Hidajet Ahmeti, themelimi  i Gjykatës Speciale është bërë pikërisht për shkak mos efikasitetit dhe mos efektivitetit të sistemit te drejtësisë pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Marten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat