Hoxhaj i tronditur nga ngjarjet e mbrëmjes në Ankara e Berlin

Aktuale

Hoxhaj i tronditur nga ngjarjet e mbrëmjes në Ankara e Berlin

Më: 19 dhjetor 2016 Në ora: 22:36
Enver Hoxhaj

Shefi i diplomacisë, Enver Hoxhaj, është shprehur i tronditur nga sulmet që ndodhën në Ankara dhe në Berlin.

Ai përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, ka shprehur tronditjen që i kanë dhënë dy lajmet e të hënës mbrëma, vrasja e ambasadorit rus në Ankara dhe sulmi me kamion në Berlin.

Postimi i plotë i Hoxhajt:

I tronditur pas vrasjes së Ambasadorit rus në Turqi dhe sulmit tjetër vrasës në Berlin.

Solidarizim të thellë dhe keqardhje për humbjen e jetëve të njerëzve të pafajshëm.

Ngushëllime në emër të qeverisë dhe popullit të Kosovës të gjithë të prekurve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat