Zeka godet Lladrovcin: Nga PDK u largove se ke spiunu për KFOR-in

Aktuale

Zeka godet Lladrovcin: Nga PDK u largove se ke spiunu për KFOR-in

Më: 20 dhjetor 2016 Në ora: 10:56
Gazetari Milaim Zeka

Gazetari Milaim Zeka, i përmendur në polemikat mes kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe Jakup Krasniqit të NISMA-s, thotë se ish-ambasadori i Kosovës në Tiranë ishte larguar nga PDK-ja për në AAK, pasi krerët e partisë së tij e kishin akuzuar si spiun të KFOR-it. 

Zeka ishte ofenduar nga Lladrovci në një reagim të këtij të fundit ndaj Jakup Krasniqit. Kryetari i Drenasit gazetarinë  quante ‘gazetaruc’. Krjet kjo, pasi Zeka kishte folur në një tubim të NISMA-s në Drenas, gjatë fushatës së Balotazhit. 

“Nëse unë jam gazetaruc qysh ti po thu, e përcakton puna ime mbi 30 vjeçare ne mediat me prestigjioze te botes. Sa here je kanë ne zor prej "shokëve" te tu, me ke thirr e me ke lut me ardh ne emision”, shkruan Zeka në facebook. 

Reagimi i plotë i Milaim Zekës: 

Ramiz ti je ba me lujt me ty kush çohet i pari

Ramiz, se pari per hajr posti i kryetarit te Komunes, edhe pse vec per nje vjet, e nuk ma merr mendja ma gjat. 
1. Une ne asnje moment ne fjalet e mia nuk ta kam permend emrin as nuk kisha dasht kurre me ta permend.
2. Une kurre nuk e kam mbrojt as Jakup Krasniqin e aq ma pak Fatmir Limen sepse fundja ju tre keni qen bashke ne te njejten parti politike, e shume ma gat shok mes veti, qysh edhe ti po ia permend Kupes. 
3. Ti e din arsyen se pse ke ik prej PDK ne AAK. Fakti qe te kan akuzu si shpiun i KFOR-it dhe pas deklarimit tand se kreret e PDK te kane fut ne listen e zeze te Bushit, kane ba qe ti me ndrru parti. 
4. Ramiz, ti edhe postin e ambasadorit ne Tirane e ke fitu me deklaratat per publikime letrash ne lidhje me Bejadin Allaqin e Rahovecit dhe video inqizimet me Adem Jasharin. 
5. Nese une jam gazetaruc qysh ti po thu, e percakton puna ime mbi 30 vjecare ne mediat me prestigjose te botes. Sa here je kan ne zor prej "shokeve" te tu, me ke thirr e me ke lut me ardh ne emision. Dhe asht e vertete qe ka pas raste ne karrieren time si gazetar, qe iu kam ba argat edhe te ligut per hater te shoqnise e te lidhjeve familjare. 
6. Krejt ne fund, ushtroje detyren e kryetarit per te cilin te votoi sovrani yt, populli yt, per te cilin ra ne lufte vllau yt me gjithe kunaten tende. Une e cmoj kontributin tand kombetar deri tek Zoti, por aspak ate politik dhe intelektual te pas hyrjes se NATO-s ne Kosove. Nje kryetar komune, ne asnje vend te botes, nuk i sulmon pas fitores kundershtaret e vet ne menyren sic dikush ta ka shkrujt ate shkrim. Dhe dasht e padasht je ba pjese e llumit dhe rrugaçerise se famshme qe sillet e pshtillet neper facebook, te nxitur nga bosat e tu ne Prishtine.
Orteku politik ne Kosove ka fillu ne Drenas. Fitorja 37 % e Isa Xhamajlit asht cunam per partine tande, ku ti je rikthy pas eksperimenteve tek opozita. Por ti bac, nuk je msu me ndejt opozite, por shpejt vijne zgjedhjet e tjera, e atehere flasim serisht.
Perzemersisht i yti,
Shoku i ilegales.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat