Cili ishte çmimi që u pagua për lirimin e Nehat Thaçit?

Aktuale

Cili ishte çmimi që u pagua për lirimin e Nehat Thaçit?

Arbnore Zhushi Nga Arbnore Zhushi Më 21 dhjetor 2016 Në ora: 16:20
Momenti i lirimit të Nehat Thaçit

“Pas lirimit të drejtorit të Policisë Nehat Thaçi nga Serbia, askush nuk e di se a pati marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, dhe se a ishte çmimi i lirimit të tij lejimi i Gjuriqit që të hyjë në Kosovë si në “Bahçe të Babës”, ka thënë Avni Islami.

Përkundër deklaratave të shumta nga ana e zyrtarëve të institucioneve përgjegjëse në Kosovë, se zyrtarët serbë nuk do të hyjnë në territorin e Kosovës pa lejen e tyre, një gjë e tillë nuk ka ndodhur as më 15 dhjetor.  Në këtë ditë, pavarësisht refuzimit të hyrjes, që ia kishte bërë Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq, mori pjesë në hapjen e një pompe të benzinës dhe të objektit të shitjes me pakicë të Industrisë së naftës të Serbisë në pjesën veriore të Kosovës.

Vizita e Marko Gjuriqit,  ka shkaktuar reagime të ashpra në vend. Kështu,  Ministria e Punëve të Jashtme, e ka konsideruar si të papranueshme ardhjen e Marko Gjuriqit, dhe e ka cilësuar si provokative sjelljen e tij në Mitrovicë dhe për këtë arsye i ka dërguar një notë proteste Bashkimit Europian.  “

Hyrja ilegale në Kosovë është kundër marrëveshjes për vizitat e ndërsjella të arritur në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të cilat duhet të aprovohen apo ndalohen nga institucionet e të dyja shteteve të paktën 24 orë më herët.  Kjo sjellje është kundër frymës së dialogut dhe bashkëpunimit rajonal”, ka deklaruar Ministria e Jashtme, përmes një komunikate për media. 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat