Me bashkim mbrohet vlera e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare

Aktuale

Me bashkim mbrohet vlera e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare

Nga: Arbër Gashi Më: 21 dhjetor 2016 Në ora: 22:34
Daim Hiseni

Në historinë më të re të shqiptarëve lufta e UÇK-së solli një kualitet të ri në përpjekjen e gjithmbarshme për çlirim dhe bashkim kombëtar. Në fillimet e saj, lufta jonë e drejtë  ndodhej para sfidave të shumta, në radhë të parë shkaku i interesave të ndryshme politike dhe ekonomike te shqiptarët, e tek mëpastaj, si sfidë mund të cilësohet edhe përballja në rrethana aspak të favorshme, me një armik që posedonte organizim dhe armatim më të sofistikuar.

Përderisa në Kosovë përpjekjet politike dhe ushtarake kundër pushtuesit u kurorëzuan me sukses relativ, në FYROM ndodhi e kundërta!

Pa asnjë dyshim, UÇK-ja në FYROM e fitoi luftën, ndërsa politikanët e dalur nga LPK i tretën dhe kontrabanduan fitoret ushtarake në “marrëveshje” kinse paqësore.

Në emisionin e transmetuar nga RTV 21, lexuesi ka mundësi të mësojë më shumë për VLERAT e mirëfillta të luftës çlirimtare. Është kënaqësi të dëgjosh modestinë dhe vendosmërinë për kontribut të kryetarit të SHVL të UÇK-së, z. Daim Hiseni, të OVL, Besim Hoda dhe bashkbiseduesve tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat