Selimi: Buxheti nuk garanton formimin e Ushtrisë

Aktuale

Selimi: Buxheti nuk garanton formimin e Ushtrisë

Më: 22 dhjetor 2016 Në ora: 16:13
Rexhep Selimi

Projektbuxhetin që po diskutohet në Kuvend e kritikoi ashpër edhe deputeti i Vetëvendosjes Rexhep Selimi.

Ai tha se ky buxhet nuk garanton formimin e ushtrisë së Kosovës

 “Me buxhetin e vitit 2017 nuk do të jetë ushtri e Kosovës. Sepse Qeveria prapë është kujdesur me vetëm 5 milionë euro sa një gjysmë kilometri autostradë. Ky buxhet nuk garanton rritje të kapaciteteve të Policisë”, tha Selimi.

 Ai u ka bërë thirrje që këtë projektligj ta refuzojë edhe  pozita këtë, kështu sipas tij që të gjitha ato letra për këtë buxhet duhet të shkojnë në riciklim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat