Krasniqi: Hashimi, Kadriu dhe Rexhep Selimi, nuk e kanë pajisur me armë Fehmi Lladrovcin

Aktuale

Krasniqi: Hashimi, Kadriu dhe Rexhep Selimi, nuk e kanë pajisur me armë Fehmi Lladrovcin

Më: 22 dhjetor 2016 Në ora: 21:25
Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nisma për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka thënë se për çështjen e pasjeve me armë është marrë Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.

“Ai ka kërkuar armatim më të mirë, më cilësorë. Ne kishim armë por ai ka kërkuar. Ky nuk është faji im sepse ska qenë punë e imja ndarja e armëve. Kanë qenë njerëzit e caktuar dhe ata duhet të tregojnë pse e kanë lënë në atë gjendje Fehmiun. Janë Hashimi, Kadriu, Rexhep Selimi që kanë qenë në atë grupin që e kanë pasur për detyrë ndarjen e armëve”, tha Krasniqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat