Erdogani në konferencë me Thaçin: Armëpushimi, rast “historik” për paqe në Siri

Aktuale

Erdogani në konferencë me Thaçin: Armëpushimi, rast “historik” për paqe në Siri

Më: 29 dhjetor 2016 Në ora: 20:48
Hashim Thaçi dhe Recep Tayyip Erdogan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha sot se armëpushimi i planifikuar për Sirinë është “mundësi historike” për ta përfunduar konfliktin pothuajse gjashtëvjeçar në Siri dhe ka theksuar se ky është rast që nuk duhet të humbet.

“Ky rast absolutisht nuk duhet të humbet. Është mundësi historike”, tha zoti Erdogan në një konferencë për gazetarë në Ankara, së bashku me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po qëndron për vizitë në Turqi, raporton agjencia AFP.

Këto ishin komentet e para publike të zotit Erdogan për armëpushimin në Siri, që më herët është shpallur nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Erdogan ka konfirmuar se armëpushimi është arritur pas bisedimeve në Ankara, ndërmjet përfaqësuesve të Rusisë dhe të opozitës së Sirisë, mikpritës i të cilave ishte Turqia, gjatë javëve të fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat