Kuvendi miratoi Projektligjin për veteranët UÇK-së

Aktuale

Kuvendi miratoi Projektligjin për veteranët UÇK-së

Më: 30 dhjetor 2016 Në ora: 11:35
Seanca e kuvendit

(E plotësuar) - Deputetët e Kuvendit të Kosovës gjatë seancës së jashtëzakonshme, sonte kanë miratuar shqyrtimin e dytë të Projektligjit për veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në votimin e parë për Projektligjin me ndryshime, pro kanë votuar 45 deputetë, 6 ishin kundër, ndërsa 7 abstenuan, për çka u deshtë të votohet sërish, pasi në votim morën pjesë 58 deputetë. Në votimin e dytë, ku në sallë ishin 68 deputetë, 44 deputetë votuan për, 8 ishin kundër dhe 11 abstenuan.

Pasi paraprakisht kaluan nëpër votim të gjitha amendamentet e propozuara nga deputetët, i pakënaqur me rrjedhën e  votimit, deputeti i LDK-së, Anton Quni kërkoi që të rikthehet për miratim amendamenti 7, ku parashihet futja në Ligj e punës dhe aktivitetit luftarak të ish Ministrisë së Mbrojtjes. “E lus kryeministrin tim, i cili në kohë lufte ka qenë homolog me ministrin e Mbrojtjes kolonel Ahmet Krasniqi, që të deklarohet për këtë”, tha ai.

Deputeti Rrustem Berisha nga AAK, kërkoi të mos behet përçarje mes veteranëve. “Enkas kam ardhur për ta përkrahur amendamentin e Anton Qunit, pasi unë kam qenë komandant i betejës së Koshares, kjo formë si po e votoni ka me përça faktorin ushtarak”.

Kurse, kryeministri Isa Mustafa theksoi se qasja e ndryshimit të këtij ligji ka qenë kërkesë e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe kërkoi që në një të ardhme të afërt të ulën dhe ta ndryshojnë ligjin aty ku ka nevojë.

Por një pjesë e deputetëve të LDK-së të pakënaqur që nuk u përfshi në Ligj propozimi i Qunit, nuk morën pjesë farë ne votim, duke dështuar votimin e këtij projektligji. U deshtë deklarimi i shefave të grupeve parlamentare që të ketë një votim të dytë, ku pas këtij votimi Projektligji kaloi.

Ndryshe, në shqyrtimin e parë të ndryshimeve të Projektligjit për veteranët e luftës së UÇK-së, që po ashtu është mbajtur sot, kanë votuar 52 deputetë.

Seanca e shqyrtimit të parë u përshkua me debate të ashpra mes deputetëve të pozitës dhe opozitës, por e veçanta e kësaj seance ishte debati i ashpër mes deputetes së Vetëvendosjes, Aida Dërguti dhe përfaqësuesve të Organizatës së Veteranëve të UÇK-së që ishin në cilësinë e mysafirëve.

Me këtë seancë përfundoi punët sesioni vjeshtor i Kuvendit të Kosovës, kurse sesioni pranveror fillon punimet në javën e tretë të muajt janar.

Pas disa shtyrjesh dhe pa opozitën, Kuvendi miratoi në parim Ligjin për Veteranët

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar për projektligjin për veteranët e UÇK-së.

Projektligji me ndryshime që u soll në Parlament ka marrë votat e 62 deputetëve.

Pas miratimit të projektligjit në lexim është dërguar të shqyrtohet në komisionin funksional për t’u shqyrtuar më pas në lexim të dytë.

Pas kësaj kryetari i Kuvendit kërkoi që ai të votohet pas një ore ku pritet që të vazhdojë seanca.

Image

Debat, sharje e fyerje, për projektligjin për veteranët

Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka ngjallë debat të ashpër në Kuvend. E nuk munguan as sharjet e fyerjet.

Fjalimi i Aida Dërgutit,  ka ngjallë reagim të ashpër tek përfaqësuesit e shoqatave të veteranëve, të cilët ishin të pranishëm në Kuvend, gjatë kohës sa po debatohej ky projektligj.

Për disa minuta kanë vazhduar sharjet e fyerjet me deputetët që gjendeshin në seancë, me ç’rast Kuvendi u detyrua që të shkojë në një pauzë, derisa situatat të qetësohet pak. E reagimi i përfaqësuesve të Shoqatës së veteranëve erdhi pasi që Dërguti u tha se ata nuk po përfaqësojnë denjësisht veteranët, por interesat e tyre personale.

Dërguti: Ju si përfaqësoni denjësisht veteranët

 “Po e shoh që sot,  zëri i përfaqësuesve të shoqatës së veteranëve të luftës,  nuk i përfaqëson denjësisht ata që kanë qenë pjesëtarë të UÇK-së,  për shkak se pranon një kategorizim. Prit unë jam tu fol. Këta përfaqësues  të shoqatave janë me siguri në kategorinë e parë, që i marrin 250 euro dhe nuk brengosen për tjerët që futen në kategorinë 120 euro. Uleni se unë po flas. Ju nuk i përfaqësoni.  Prej mbrëmë kam marrë mesazhe, prej shokëve të luftës të cilët ndihen të diskriminuar me këtë kategorizim. Unë flas në emër të  gjithë atyre shokëve që prej dje më kanë dërgu mesazhe të vazhdueshme me këtë diskriminim që bëhet me kategorizimin. Futen në kategorizimin prej 120 euro. Në këtë vend ka ardhë puna që veteranët e luftës presin lëmoshë prej 120 euro që t’ia ndaj shteti i Kosovës nga buxheti i saj. Është krejtësisht  pakuptueshme pse futet viti 1991. Ulu aty , mos u thirr në emer të Adem Jasharit. Sa i merr ti a i merr 250 euro prej këtij projektligji, në cilën kategori je”, tha Dërguti.

E debati i ashpër, sharjet e fyerjet mes përfaqësueseve të shoqatës e Aida Dërgutit dhe disa deputetëve tjerë, kanë vazhduar për disa minuta. Ku pas kësaj përfaqësuesit e veteranëve, kanë dalë nga salla e Kuvendit ku mbahej seanca, e cila u detyrua t’i ndërpres punimet për shkak të tensioneve të shkaktuara. E nuk kanë munguar as ofendimet dhe fyerjet në adresë të deputetes Dërguti,  nga kryetari i Shoqatës së veteranëve.

“Mos bënë me gisht, se ta shti atë gisht në gojë“, tha Hysni Gucati.

Por në fillim të seancës ishte ministri i Punës dhe Mirëqenies sociale, Arban Abrashi i cili prezantoi para deputetëve këtë Projektligj, i cili tha se me anë të këtij projektligji bëhet  kategorizimi i pagave për veteranët.

Abrashi: Me këtë ligj bëhet kategorizimi i pagave për veteranët

“Qëllimi kryesor i këtij ligji, është kategorizimi  i veteranit luftëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sipas tri kategorive, sipas periudhave kohore përgjatë mobilizimit.  Mobilizimi i parë nga viti 1991 deri në përfundimin e luftës. Kategoria e dytë mobilizimi nga marsi 98, deri në përfundim të luftës. Dhe  kategoria e tretë,  mobilizimi pas marsit të 99- tës deri në përfundim të luftës. Ky kategorizim  synohet të bëhet sipas të dhënave dhe vet aplikacioneve, që janë bërë gjatë procesit të aplikimit për statusin e veteranit . Ligji gjithashtu përcakton dhe lartësinë e secilës kategori, lartësinë e pensioneve. Lartësia e pensionit të  kategorisë së parë,  të jetë 250 euro. Kategoria e dytë  170 dhe kategorisë së tretë 120 euro. Me këtë rast plotësohet dhe kushti kryesore, të cilat ne i kemi pasur nga FMN, që të jemi në kuad er të buxhetit prej 0.7 të Bruto produktit vendor, të bëhet kategorizimi sipas periudhave dhe se ky kategorizim të kryhet, deri me 31 mars të vitit 2017”, tha ai.

Meqenëse u vendos që ky Projektligj  të miratohet me procedurë të shpejtuar, brenda ditës së sotme në lexim të parë dhe të dytë, pati shumë vërejtje prej deputetëve, të cilët pohuan se është e papranueshme që ligje kaq të rëndësishme të kalojnë me kaq shpejtësi. Por kryeministri i vendit Isa Mustafa tha se problemi i kësaj ngutie nuk është i tyre, por një gjë e tillë është kërkesë e FMN-së.

Mustafa: S’është nguti e jona por kërkesë e FMN-së

“Në fakt problemi i ngutisë për miratim të ligjit nuk është i yni. Por është kërkesë e FMN-së . Është kërkesë eksplicite që kjo çështje të mbyllet gjatë këtij viti . Bordi i FMN-së që do të mbahet me 4 ose 6 janar , mund të vendos që mos të jemi më në suaza të programit të FMN. Deri më tani kemi certifikuar rreth 46 mijë veteran të UÇK-së, që do të thotë për këtë ne për gjatë një viti do të kemi rreth 60 milion euro me ligjin ekzistues i cili kundërshtohet nga FMN. Në buxhetin që  e kemi aprovuar para disa ditëve ne i kemi paraparë ti ndajmë 38 milion euro . Kjo shumë është në pajtueshmëri me FMN”, tha Mustafa.

E kryetari i Kuvendit Kadri Veseli tha se ndihet i lumtur që po e mbyllin sesionin parlamentar me një vendimmarrje të përbashkët për ata që kontribuuan për lirinë e pavarësinë e Kosovës.

Veseli: S’po e di pse FMN po reagon kaq fuqishëm për 50 përqind të pagës

“ Nga ligji aktual e reja  është i cili ka qenë insistim që të ndihmohen veçanërisht bashkëluftëtarët,  familjet e atyre që sot nuk i kemi gjallë. Për arsye se për ne që jemi gjallë, të gjithë mund t’i marrim përgjegjësitë dhe të punojmë më shumë. Për ata që nuk janë gjallë është një shumë modeste që do t’iu ndihmojë familjes së tyre, fëmijëve deri në 250 euro. Munden  me qenë mbi 800 veta që nga  12 qershori e deri më tani kanë vdekur dhe nuk kanë përkujdesje të duhur institucionale.  Në të njëjtën kohë së bashku me kryeministrin kemi insistuar që mos të krijojmë eliminimin e  kësaj kategorie nga tregu i punës. Po e shohim nga mbramë dhe sot ka një reagim, i cili për mua në aspektin e logjikës ekonomike nuk po e di pse është reagim kaq i fortë i FMN-së që mos me iu leju veteranëve 50 përqindëshin e pagës së tyre, t’iu krijohet mundësisë së veteranëve që shumi ca e tyre  me punu në sektorin privat”, tha Veseli.

Ndërkaq Rexhep Selimi tha se ky kategorizim i veteranëve është i padrejtë.

Selimi: Kjo është e padrejtë

“Është i padrejtë kategorizimi i veteranëve në paga apo pensione. Cili prej veteranëve i ka pasur dy shpirta,  tjetri tre, e tjetri një, që të kategorizohen sot në tri kategori. Kushdo që ka ardhur në luftë ka pasur një shpirt. E nëse doni t’i ndani në kategori është e lehtë. Ndani në ata që kanë ardhur për të vdekur në Kosovë dhe kanë qëndruar deri në ditën e fundit të luftës dhe ata që luftën ose pjesëmarrjen në luftë e kanë pasur si ‘part time’, herë kanë ardhur e herë kanë ikur, e përfundimi i luftës nuk i ka zënë në Kosovë“, tha ai.

E Daut Haradinaj tha se ky Ligj do të shtijë thika mes veteranëve

Haradinaj: Ky ligj po shtin thika mes veteranëve

“Ky ligj edhe njëherë mbas satën herë, është ka shtin thika mes pjesëtareve të luftës. Po tenton edhe njëherë me i nda për të satën herë, që është e gabueshme.  Besoj shumë që deputetët e LDK-së në asnjë variant nuk guxojnë me u pajtu me këtë ligj. Nëse pajtohen e kanë shumë gabim. E para kush është ajo UÇK e 91-tës. Kush dreqin janë ata. A bënë me dit nojkush,  se kur kush UÇK në 91- tën. Nuk ka pasur UÇK në 91- tën...Keni me i shti thikat popullit mes vete, se kush është dezertor, se kush është pjesëmarrës, se kush është pjesëtar, se kush është veteran, dëshmor e martir. Ky është gabim.  Në fund të fundit plumbi i armikut,  nuk e ka vet askënd se a ke ardh në 91 tën, 98, a 99-tën. Me të njëjtin armik kemi pasur punë“, tha ai

Edhe Enver Hoti nga Nisma për Kosovën tha se ky Projektligj është i papranueshëm, pasi që tenton t’i përçaj veteranët.

Hoti: Ky Projektligj tenton t’i përçaje veteranët

“  Ne mendojmë dhe jemi të bindur, se ky projekligj është i papranueshëm për neve, sepse ne mënyrë jo të duhur dhe me metoda aspak të përshtatshme po tenton me i përqa veteranët e luftës, duke i kaarkterziuar në pagat e tyre të cilët e meritojnë“, tha ai.

E Selvije Halimi, deputete e PDK-së kërkoi që deputetët të  heqin dorë nga  benificionet  që i gëzojnë, me qëllim që të ketë më shumë para për këtë kategori.

Halimi: T’i heqim benificionet tona buxhet ka

“Nëse vërtetë ne si popull dhe institucione, duam që kategorinë me të shenjtë të kërtij vendi që sakrifikuan por për fat të mirë mbeten gjallë dhe jetojnë, i kanë familjet e tyre, t’i shpërblejmë hajde derisa të ngritet buxheti i Kosovës dhe Bruto produkti vendor, të heqim dorë nga benificionet tona si zyrtarë të shtetit. Kemi mundësi me e bë këtë dhe jam shumë e bindur që deri në 10 milion në vit kursehen”, tha ajo

E nuk munguan as polemikat mes deputetit të VV-së Faton Topallit dhe Ismet Beqirit, i cili akuzuan njëri - tjetrin për lot krokodili.

Topalli: Mos qani me lot krokodili

 “Dua të lidhem edhe më atë që tha Ismet beqiri që ne e kemi votu ligjin dhe ju jeni kanë kundër ndarjes. Në fakt edhe ne e kemi thënë që ligji nuk është i mirë, por ju dini cilët kanë qenë kundërshtaret tuaj atëherë, tani jeni hy në koalicion me ta, tani keni një shumicë parlamentare. Urdhnoni dhe bëni amandamentet dhe futni në ligj ato që ju mendoni që janë të drejta. E mos qani me lot krokodili sikur gjoja iu ka pengu opozita”, tha ai.

E nuk mungoi reagimi i Beqirit,   i cili e quajti Topallin deputet me korrespodencë.

Beqiri: Patriot me lot krokodili

 “Ai është deputet me korrespodencë, këtu e ka problemin ai. Del jashtë me korrespodencë. Vjen  këtu prej  Zvicrës dhe  pikërisht ky është ai që na moralizon neve dhe derdh lot krokodili sepse ne jetojmë këtu dhe punojmë këtu.  Unë jam shtetas i Kosovës dhe mburrem me këtë. Nuk i kam dy pasosha të vetmen punë e kam këtë,  për dallim prej këtij patriotit me lot krokodili”, tha ai.

Ndërkaq deputeti Anton Çuni nga LDK tha se ky ligj ka disa mangësi dhe se këtë  definim të dobët  të veteranit luftëtar dhe me këtë ligj prapë i lihet hapësirë, për të përfituar edhe ata që nuk ishin luftëtar.

Çuni: Veteranët e Koshares nuk janë të kategorisë së tretë

“Nëse një mësues apo arsimtar, do t’ia jepte për detyrë nxënësve, që me vizatim apo me përshkrim, me ndonjë hartim të pasqyrojë figurën e veteranit luftëtar, ata do ta paraqesin një luftëtar të veshur në uniformë. I armatosur dhe në aksion në mal, nën rrënoja dhe përballë një makinerie të fortë ushtarake. Nuk e di pse ne deputetët, e kemi aq problem që ta përkufizojmë saktë cka është veterani luftëtar.  Jam më se i bindur që këta nxënës, nuk do ta paraqesin veteranin luftëtar me mikrofon në dorë, në ndonjë restorant, në ndonjë aheng. Në lidhje me kategoritë e veteranët. Unë i respektoj dhe admiroj gjithë luftëtarët në cilendo periudhë kohore. Dhe në cilin do vend. Por më duhet të kufizohem në lidhje me veteranët luftëtar të Betejës së Kosharës. Sipas këtij projektligji, një numër i konsiderueshëm i  veteranëve luftëtar të Betejës së Koshares, do të jenë në kategorinë e tretë. Por e vërteta është se luftëtarët e kësaj beteje, nuk janë të kategorisë së tretë“, tha ai.

E Albin Kurti tha se  ka dallime të mëdha mes veteranëve.

Kurti: Pesë minuta patra vdekjes mundesh me korit

“Është fryrë numri i veteranëve dhe nuk ka qytetar që nuk e di këtë gjë. Por bindja ime është se ankesat e Qeverisë nuk janë të sinqerta, për fryrjen e numrit të veteranëve. Vet qeveria s’është e interesuar të spastrohet lista e veteranëve prej luftëtarëve të pasluftës, sepse jo pak prej tyre që tash janë në këto listat e fryra janë të shpërblyer me histori të rrejshme për dëgjueshmëri partiake ose janë miq të afërt të Qeverisë...Ka dallime të mëdha mes veteranëve dhe luftëtarëve. Ka luftëtarë që kanë bërë vetëvrasje prej skamjes. Ka luftëtarë që sot janë në skamje dhe janë shumë të varfër. Edhe ka aso që janë super të pasur, që s’din as ku me i fsheh paratë të cilat i kanë. Këto janë dallime shumë të mëdha. Në luftë kanë qenë njerëzit bashkë, por ajo është para 17 vjetëve. Dhe rrjedhimisht edhe interesat janë të ndryshme. Veç vëreni do veteranë e disa luftëtarë qofshin në polit ikë ose jashtë saj. Veç shikojani fotografinë viteve të 90- ta dhe sot. Një numër i konsiderueshëm i kanë ka 30 kg më shumë. 17 vjet janë shumë, gjithë respektin për kontributin, mirëpo populli jonë e ka fjalën e urtë fenomenale, 5 minuta para vdekjes mundesh me u korit. Kurrë nuk është vonë me u korit”, tha ai.

Seanca për të votuar projektligjin me ndryshime për veteranët e luftës pritet që të vazhdojë pasdite.

Përplasje e tensione në Kuvend, mungojnë deputetët, ende s’ka vota për Ligjin për veteranë

Kuvendi i Kosovës as për të dytën herë nuk arriti numrin e nevojshëm të deputetëve për të votuar për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Derisa herën e parë, kryesuesi Sabri Hamiti dha dhjetë minuta pauzë, kësaj radhe dha një orë pauzë, në mënyrë që të arrijnë numrin e nevojshëm të deputetëve.

Për miratimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nevojiten të jenë të pranishëm së paku 61 deputetë.

Kjo seancë ishte paraparë të mbahet gjatë ditës së enjte, por kishte dështuar për shkak të kuorumit.

Kuvendi s’ka kuorum, ‘dhjetë minuta pauzë’ për t’i bërë votat e nevojshme

Deputetët e koalicionit nuk po mund të bien në ujdi për ta votuar ligjin për veteranët.

Për të votuar këtë ligj duhen votat e 61 deputetëve ndërsa në sallë janë vetëm 60 deputetë ndërsa në tentimin  e parë për ta votuar projektligji nuk mori votat e mjaftueshme.

 Për këtë arsye kryesuesi Sabri Hamiti dha 10 minuta pushim.

Image
Deputetja e Vetëvendosjes Aida Dërguti ka reaguar kundër kategorizimit të veteranëve duke akuzuar për këtë përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së.

Ndërpritet seanca

Fjalimi i Aida Dërgutit ka ngjallë reagim të ashpër tek përfaqësuesit e shoqatave të veteranëve, të cilët ishin të pranishëm në Kuvend, gjatë kohës sa po debatohej Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Për disa minuta kanë vazhduar sharjet e fyerjet me deputetët që gjendeshin në seancë, me ç’rast Kuvendi u detyrua që të shkojë në një pauzë, derisa situatat të qetësohet pak.

Dërguti: Ju si përfaqësoni denjësisht veteranët

“Po e shoh që sot, zëri i përfaqësuesve të shoqatës së veteranëve të luftës, nuk i përfaqëson denjësisht ata që kanë qenë pjesëtarë të UÇK-së, për shkak se pranon një kategorizim. Prit unë jam t’u fol. Këta përfaqësues  të shoqatave janë me siguri në kategorinë e parë, që i marrin 250 euro dhe nuk brengosen për tjerët që futen në kategorinë 120 euro. Uleni se unë po fals, ju nuk i përfaqësoni. Prej mbarmë kam marrë mesazhe, prej shokëve të luftës të cilët ndihen të diskriminuar me këtë kategorizim. Unë flas në emër të  gjithë atyre shokëve që prej dje më kanë dërgu mesazhe të vazhdueshme me këtë diskriminim që bëhet me kategorizimin. Futen në kategorizimin prej 120 euro. Në këtë vend ka ardh puna që veteranët e luftës presin lëmoshë prej 120 euro që të ia ndaj shteti i Kosovës nga buxheti i saj. Wshtë krejtësisht e pakuptueshme pse futet viti 91...  Ulu aty , mos u thir r në emwr të Adem Jasharit, sa i merr ti a i merr 250 euro prej këtij projektigji, në cilën kategori je”, tha Dërguti.

E debati i ashpër, sharjet e fyerjet mes përfaqësueseve të shoqatës e Aida Dërgutit dhe disa deputetëve tjerë, kanë vazhduar për disa minuta. Ku pas kësaj përfaqësuesit e veteranëve, kanë dalë nga salla e Kuvendit ku mbahej seanca, e cila u detyrua t’i ndërpres punimet për shkak të tensioneve të shkaktuara.

Nuk kanë munguar as ofendimet dhe fyerjet në adresë të deputetes Dërguti, nga kryetari i Shoqatës së veteranëve.

“Mos bënë me gisht, se ta shti atë gisht në gojë“, tha ai.

Përplasje e tensione në Kuvend, ndërpritet seanca

Ka degraduar debati në Kuvendin e Kosovës lidhur me ligjin për veteranët e luftës.

Shkak për këtë është bërë fjalimi i deputetes së Vetëvendosjes, Aida Dërguti, e cila ka kundërshtuar kategorizimin në grupe të pjesëtarëve të uck-së.

Ajo madje ka treguar se që nga dje i kanë dërguar mesazhe, siç ka thënë ajo, shokë të ndryshëm, me qëllim ndërhyrjeje tek ajo dhe bashkëmendimtarët e saj për miratim të ligjit.

Kundër deputetes Dërguti janë ngritur përfaqësuesit e veteranëve, Nasim Hardinaj dhe Hysni Gucati. Ata i kanë Dërgutit “mjaft” ndërsa ajo i pyeti se cilës kategori të veteranëve u përkisnin.

Pas kësaj, kryesuesi Sabri Hamiti, ka ndërprerë seancën.

Haradinaj i quan mashtrues ordiner drejtuesit e shoqatave të luftës

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, i ka quajtur mashtrues ordier drejtuesit e shoqatave të luftës.

Ai ka shprehur mospajtimin e tij për kategorizimin e veteranëve të luftës, duke shtruar një varg pyetjesh lidhur me këtë cështje.

“Kush është UÇK-ja e vitit 1991? Kush dreqin janë ata njerëz? Nuk ka pasur Ushtri Çlirimtare të Kosovës në atë kohë. Nuk ka pasur. Ka pasur njerëz që kanë sakrifikuar, por nuk ka pasur cka po thuhet. Ne mund të bëjmë ligje të vecanta për të gjitha kategoritë që kanë sakrifikuar, por duhet që të jemi të saktë”.

Haradinaj ka deklaruar se ky kategorizim do të shkaktojë përcarje në popull dhe si i tillë është krejt i papranueshëm, sepse nuk mund të ndahen në të tilla grupe pjesëmarrësit e luftës.

“Kush janë ata njerëz që mund të na tregojnë cilët janë veteranë të vitit 1991, cilët të vitit 1998 dhe 1999. Krejt palidhje. Kjo gjë nuk ndodhë askund në botë. I kanë gënjyer veteranët se do të rritet paga për ta. Ju siguroj se ata që do t’i marrin 250 euro nuk do të jenë më shumë se 100 persona në krejt Kosovën”.

Më tutje ai ka theksuar se plotësim-ndryshimi i ligjit për veteranët nuk duhet të procedohet shpejtë, pasi në këtë formë ai i ndan veteranët.

“Unë e kuptoj kryeministrin kur thotë se jemi në presion nga Fondi Monetar Ndërkombëtar për miratimin e ligjit. Por të mos ngutemi me këtë ligj. Tash 17 vjet pas, të mos i ndajmë veteranët. Kjo është kategori shumë e ndjeshme dhe nuk guxon të veprohet kështu. Kanë gabuar përfaqësuesit e shoqatave të luftës që kanë rënë në ndikim të kujtdo. Për mua prej sot këta njerëz nuk janë përfaqësues. Nuk më përfaqësojnë mua”.

Image
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa

Mustafa: Nëse nuk miratohet ligji sot, Kosova del nga programi i FMN

Ndryshimi i ligjit për veteranët e UÇK-së duhet të bëhet këtë vit. Në rasat se legjislativi nuk e miraton ligjin, atëherë Kosova rrezikon të humb mbi 100 milionë euro fondet nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Kështu tha kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në seancën e sotme e cila po debatohet në seancën e sotme të thirrur për këtë çështje.

“Në fakt problemi i ngutis për miratim të ligjit nuk është i yni. Por është kërkesë e FMN-së . Është kërkesë eksplicite që kjo çështje të mbyllet gjatë këtij viti . Bordi i FMN-së që do të mbahet me 4 ose 6 janar , mund të vendos që mos të jemi më në suaza të programit të FMN. Deri më tani kemi certifikuar rreth 46 mijë veteran të UÇK-së, që do të thotë për këtë ne për gjatë një viti do të kemi rreth 60 milion euro me ligjin ekzistues i cili kundërshtohet nga FMN. Në buxhetin që  e kemi aprovuar para disa ditëve ne i kemi paraparë ti ndajmë 38 milion euro . Kjo shumë është në pajtueshmëri me FMN”, tha Mustafa.

Image
Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi

Selimi: Asnjë pjesëmarrës në luftë nuk i ka pasur pesë shpirta

Ndarja në tre kategori në kërkesën e Qeverisë për plotësimin e ligjit për veteranët e luftës së UÇK-së, e ka zemëruar , deputetin e Vetëvendosjes, Rexhep Selimin. Ai këtë ndarje e ka quajtur të padrejtë, duke thënë se asnjë pjesëmarrës në luftë nuk i ka pasur tre apo pesë shpirta.

Ai madje ka sugjeruar që të bëhet ndarja e atyre që kanë ardhur me e dhënë jetën për Kosovën me ata që herë kanë pjesë në luftë e herë ji. Ai ka bërë thirrje që nga foltorja e kuvendit në seancën që për plotësim të ligjit për veteranët të UCCK-së , që me këtë formë mos të votohen ndryshimet.

“ Andaj kjo është e pa drejtë. Është i pa drejtë kategorizimi i veteranëve në paga ose pensione në këtë rast. Sepse cili prej veteranëve ka pas 2 shpirte, ose tre, që të kategorizohen sot në tre kategori, kushdo që ka ardhur në luftë ka pasur një shpirë, ndani ata që kanë ardhur me vdekë në luftë edhe ata që pjesëmarrjen në luftë e kanë pasur par time. Herë kanë ardhur në luftë e here kanë ikur e përfundimi i luftës nuk i ka zënë në Kosovës.”, tha Selimi.

Haradinaj: Po futni thika mes pjesëtarëve të UÇK-së

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka thënë se ligji për veteranët është shumë gabim.

Ai ka thënë se ky ligj po fut thika në mes pjesëtarëve të luftës së UÇK-së.

“Kur ka pasur UÇK në vitin 1991, kjo është mashtrim. Jeni duke bërë shumë gabim me këtë ligj. Edhe përfaqësuesit e shoqatave të UÇK-së kanë rënë pre e mashtrimeve ordinere të disa zyrtarëve”, ka thënë Haradinaj.

Ai u ka bërë lutje deputetëve që të mos e votojnë këtë ligj. Haradinaj ka shtuar se edhe FMN-ja duhet të kuptojë se nuk mundemi me ju nënshtrua.

Haradinaj ka theksuar se nëse ka pasur matrapazë që janë fut në listat e veteranëve duhet larguar.

“Nëse Anton Quni e Adem Grabovci me bashkëluftëtarë pajtohen me këtë ligj atëherë edhe unë do të votoj pro”, ka thënë Haradinaj.

Image
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli

Veseli: Me ligjin për veteranët riafirmojmë vlerat e luftës çlirimtare

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka folur sot para deputetëve lidhur me Ligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit ekzistues për Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai tha e përmes këtij ligji Kuvendi i Kosovës eliminon mangësitë e ligjit paraprak dhe krijon hapësirën e mjaftueshme ligjore për një trajtim meritor të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Lexoni të plotë deklaratën e kryeparlamentarit:

“Jemi në prag të vitit të ri, dhe sot ndihem shumë i lumtur që po e përmbyllim këtë sesion parlamentar, me një vendimmarrje të përbashkët, për ata që më se shumti kontribuuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në fakt, sot kemi përpara Ligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit ekzistues për Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përmes këtij ligji të ri, Kuvendi i Kosovës, eliminon mangësitë e ligjit paraprak dhe krijon hapësirën e mjaftueshme ligjore për një trajtim meritor të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përmes këtij ligji ne riafirmojmë vlerat e luftës sonë çlirimtare, përkushtimin, mundin dhe sakrificën e mijëra burrave e grave të Kosovës për liri, pavarësi dhe shtet të pavarur e sovran.

Kosova, krenohet me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Krenohet me heronjtë e saj, krenohet me veteranët e saj.

Ky ligj është ligj i dinjitetit të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës .

Duke miratuar së bashku këtë ligj, ne hedhim poshtë të gjitha pretendimet që synojnë të denigrojnë figurën e veteranit të luftës çlirimtare, të gjitha pretendimet që e vendosin veteranin e UÇK-së në kategorinë e lëmoshës, apo të barrës fiskale për buxhetin e shtetit.

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë emblemë e Kosovës së Lirë.

Me çlirimin e Kosovës ata nuk e kanë thënë fjalën e tyre të fundit.

Sot ata janë pjesë aktive e shtetndërtimit, e fuqizimit të shtetit ligjor, demokracisë, zhvillimit ekonomik.

Me këtë ligj ata nuk kërkojnë privilegje për vete, por vetëm të jenë pjesë e barabartë e shoqërisë.

Në fund dua të falënderoj shoqatat e dala nga lufta për bashkëpunimin e frytshëm që kemi pasur gjatë këtyre ditëve në draftimin e këtij ligji.

Ky është edhe një shembull që na tregon se kur punojmë së bashku proceset ecin përpara”.

Image
Seanca e Kuvendit

 LDK  dhe PDK protestojnë brenda Kuvendit

Seanca e Kuvendit të Kosovës filloi me kërkesën e PDK-së që të dënohet deklarata fyese ndaj ministres së Drejtësisë, Dhurata Hoxha.

Nëse duhet të distancohet dikush të distancohet nga gjuha fyese, është vet kryeministri që ka thënë gomarë.

“Nëse kryeministri i ka kërkuar falje gomarit që e ka krahasuar me gomarin, kjo është e njëjtë”, tha ai.

Ndërkohë, është propozuar që projektligji për ndryshimin e ligjit për veteranët të bëhet me procedurë të përshpejtuar dhe sot të përfundoj edhe në lexim të dytë.

Deputetja e PDK-së Xhevahire Izmaku ka kërkuar  nga deputetët e koalicionit PDK- dhe LDK se do të protestojnë brenda Kuvendit për pesë minuta për të treguar indinjatën pas fyerjeve qe ish avokati i popullit i ka bërë ministres Dhurata Hoxha.

Izmaku ka kërkuar nga deputetët qe të nderprejnë seancën për pesë minuta për tu solidarizuar me ministren Hoxha.

Por, ky propozim është kundërshtuar ashpër nga deputetët e opozitës të cilët kanë kërkuar qe fillimisht kryeministri dhe kryetari i Kuvendit të kërkojne falje për ofendimet qe në të kaluarën i kanë bërë opozitarëve.

Kuvendi debaton për ndryshimet e ligjit për veteranët e UÇK-së (Live)

Ka filluar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës për shqyrtimin e parë të projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Seanca ishte paraparë të mbahej gjatë ditës së enjte, por kishte dështuar për shkak të kuorumit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat