Thaçi thotë se Kosova është e pakompromis ndaj terroristëve të ISIS-it

Aktuale

Thaçi thotë se Kosova është e pakompromis ndaj terroristëve të ISIS-it

Më: 31 dhjetor 2016 Në ora: 13:12
Recep Tayyip Erdogan dhe Hashim Thaçi

Hashim Thaçi i ka thënë Presidentit Erdogan se kushdo që në Turqi konsiderohet terrorist të njëjtin epitet e ka edhe në Kosovë. Mirëpo, në një intervistë për AA, Presidenti i Kosovës ka folur konkretisht për ISIS’in dhe ka thënë se lufta ndaj këtyre terroristëve është e pakompromis. S’e ka përmendur fare Gylenin i cili konsiderohet terrorist nga Erdogan

Në lidhje me luftëtarët e huaj nga Kosova që i bashkëngjiten organizatave terroriste, kreu i shtetit Hashim Thaçi shprehet se Kosova do të jetë e pakompromis në këtë drejtim dhe nuk do të jetë strehë për asnjë pjesëtarë të organizatave të tilla terroriste.

 “Kosova është pjesë e koalicionit anti-terrorist. Ne sapo kemi preventuar një sulm të planifikuar të tmerrshëm në stadiumin e Elbasanit në Shqipëri prej elementeve terroriste të ISIS-it (DEASH), e cila për ne është një organizatë financiare, kriminale, terroriste. Tani i kemi të identifikuar disa prej këtyre individëve kosovarë që janë në Siri. Në 12 muajt e fundit mund të themi se nuk ka shkuar asnjë kosovar për t'ju bashkangjitur kësaj organizate terroriste. Ka pasur pretendime, por ne i kemi evituar për të shkuar atje”, thotë Thaçi për Anadolu Agency.

 Presidenti Thaçi po ashtu komentoi kritikat ndaj tij për vizitën në Turqi, me ç’rast tha se, “Ne jetojmë në demokraci dhe i respektojmë zërat e ndryshëm, por bashkëpunimi i ynë do të vazhdojë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat