Hashim Thaçi përqafon dy zyrtarët e LDK-së në përurimin e autostradës

Aktuale

Hashim Thaçi përqafon dy zyrtarët e LDK-së në përurimin e autostradës

Më: 31 dhjetor 2016 Në ora: 15:56
Hashim Thaçi me Imri Ahmetin dhe Ministrin Lutfi Zharku

Ish-lideri i PDK’së, Hashim Thaçi, i ka përqafuar dy zyrtarë të LDK’së – Kryetarin e Lipjanit, Imri Ahmetin dhe Ministrin Lutfi Zharku – në përurimin e autostradës për Shkup.

Ky asfalt, Thaçi ka thënë se është dhuratë për Vitin e Ri.

“Kosovën e re po e ndërtojmë çdo ditë me projekte moderne, evropiane. Në ditën e fundit të vitit e hapëm për qarkullim një të tretën e autostradës Prishtinë - Hani i Elezit. Hapja e nyjeve lidhëse në Rrugën 6 “Arbën Xhaferi” ishte njëra prej dhuratave më të mira, në këtë fundvit, për shtetin dhe për të gjithë qytetarët e vendit”, ka shkruar Thaçi.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat