Haradinaj: Në inaugurimin e Trump pasi të kryhen procedurat e vizës

Aktuale

Haradinaj: Në inaugurimin e Trump pasi të kryhen procedurat e vizës

Më: 2 janar 2017 Në ora: 13:10
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka konfirmuar se me të përfunduar procedurat për vizë amerikane, ai do të udhëtojë drejt SHBA’ve për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri amerikan, Donald Trump. 

Ish-kryeministri i Kosovës, në një intervistë për kp, ka treguar se ftesën e ka marrë në mënyrë personale. 

Ndryshe, ftesa e Haradinajt për pjesëmarrje në ceremoninë e inaugurimit të Trumpit në Shtëpinë e Bardhë, e paraparë të mbahet në pjesën e dytë të janarit, është kontestuar nga disa media, duke e konsideruar atë vetëm si pjesë e disa organizimeve private të cilat përcjellin ceremonitë e ndërrimit të mandateve presidenciale në SHBA. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat