“Hashim Thaçi ia lë mundësinë Serbisë për ekstradimin e Ramush Haradinajt”

Aktuale

“Hashim Thaçi ia lë mundësinë Serbisë për ekstradimin e Ramush Haradinajt”

Nga: P.R Më: 5 janar 2017 Në ora: 10:58
Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj

Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Anton Berisha, përmes një postimi në facebook ka komentuar arrestimin e Ramush Haradinajt në Francë.

Ai ka shkruar se reagimi i Thaçit është edhe një tregues i qartë se ai nuk e ka aftësinë për të kuptuar rolin e presidentit.

“E meqë Thaçi e la të hapur mundësinë se kush është qytetari Haradinaj, iu hap rruga Serbisë, kështu që zyrtari i lartë i saj, Drecun u shprehë: “Nuk ka mëdyshje se Haradinaj është kriminel lufte.”E meqë Thaçi në asnjë fjali të tij nuk iu referua institucioneve shtetërore të Kosovës pjesë e së cilave është z. Haradinaj, Drecun u shprehë qartë se Kosova është pjesë e Serbisë dhe z. Haradinaj një qytetar i saj”, ka shkruar ai, përcjellë "Bota sot".

Ja postimi i Anton Berishës në Facebook:

Reagimi i z.Hashim Thaçit në rastin e ndalimit të z. Haradinaj është edhe një tregues i qartë se ai nuk e ka aftësinë për të kuptuar rolin e presidentit, që në fakt, shikuar nga pikëpamja e një shteti serioz – edhe nuk është.

Me shkurtpamësin e tij, me mentalitetin e një inataçori primitiv provincial, nga Zyra e Presidentit të Kosovës, reagon duke dënuar ndalimin e z. Haradinaj për shkak të një urdhër – arresti nga Serbia.

Në asnjë fjalë apo fjali të ragimit prej Zyrës së Presidentit të shtetit të Kosovës, nuk mund të kuptohet se për cka është urdhër arresti dhe se kush është z. Haradinaj.

Lexuesi, nga ky reagim, nuk mund të kuptoj se është ndaluar një ndër figurat qendrore të luftës së Kosovës, nuk mund të kuptoj se është ndaluar ish-kryeministri i Kosovës, deputeti në të gjitha legjislaturat,kryetari i një partie politike parlamentare.

Me një fjalë, lexuesi mund të kuptoj se është një qytetar që mund të jetë ndaluar për motive të ndryshme, ndërsa në rrafshin diplomatik mesazhi i reagimit është se z. Haradinaj është një qytetar i rëndomtë dhe i parëndësishëm prandaj edhe ndalimi nuk paraqet ndonjë rëndësi për shtetin e Kosovës.

E meqë Thaçi e la të hapur mundësinë se kush është qytetari Haradinaj, iu hap rruga Serbisë, kështu që zyrtari i lartë i saj, Drecun u shprehë: “Nuk ka mëdyshje se Haradinaj është kriminel lufte.”

E meqë Thaçi në asnjë fjali të tij nuk iu referua institucioneve shtetërore të Kosovës pjesë e së cilave është z. Haradinaj, Drecun u shprehë qartë se Kosova është pjesë e Serbisë dhe z. Haradinaj një qytetar i saj.

Dhe, me këtë president e me këtë qeveri, Drecuni do të shkoj edhe më tej ashtu siç është duke ndodhur përditë.

Halli i i Serbisë dhe i një pjesë të bashkësisë ndërkombëtare është se me z. Haradinaj në pushtet do të ndalet rruga e kthimit të Kosovës Serbisë, një process që po shkon shkëlqyeshëm falë udhëheqjes Thaçi-Mustafa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat