Goditje e rëndë për Thaçin: Pi Hashim pi se fundin e ke afër!

Aktuale

Goditje e rëndë për Thaçin: Pi Hashim pi se fundin e ke afër!

Nga: Bota Sot Më: 5 janar 2017 Në ora: 11:10
Presidenti Hashim Thaçi me djalin në një kafene në Prishtinë

Anëtari i Kryesisë së Nisma për Kosovën, Bajram Hasani ka reaguar ashpër ndaj një fotografie që e ka publikuar djali i presidentit Hashim Thaçi, ku ai me babain e tij shihet duke pirë kafe nëpër lokalet e Prishtinës ndërsa gjithë të tjerët po merreshin me arrestimin e Ramush Haradinajt në Francë.

Përmes një postimi në Facebook, Hasani e ka quajtur Thaçin shkatërrues të vlerave çlirimtare.

Ai ka thënë se nëso do t’i jepej mundësia të zgjidhte më shumë do të preferonte të gjendej në pozitën e Haradinajt dhe ushtarëve të tjerë të UÇK se sa në lëkurë të Hashim Thaçit, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë i Hasanit në Facebook:

Hajt Hashim, hajt… Pi Hashim, pi…

Knaqu Hashim, knaqu…

Në natën kur Ramush Haradinaj u arrestua ti bëje qef lokaleve të Prishtinës.

Por, mbaje në mend o shkatërrues i të gjitha vlerave çlirimtare,  se nuk ka me të shku gjithmonë kungulli mbi ujë.

Një mijë herë nëse do të ne jepej mundësia të zgjidhja, do të pranoja të isha në vend të Ramush Haradinajt e ushtarëve të tjerë të UÇK-së që po dergjen burgjeve sesa të isha  në lëkurën tënde. Pi verë Hashim, pi… shijoje edhe pak, se fundin e ki afër./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat