Britaniku i UÇK-së reagon ashpër për Ramushin, e shan me nënë Francën!

Aktuale

Britaniku i UÇK-së reagon ashpër për Ramushin, e shan me nënë Francën!

Nga: A.Zh Më: 7 janar 2017 Në ora: 20:10
Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, britaniku Jon Harrison

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, britaniku Jon Harrison, ka reaguar ashpër kundër ndalimit të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, nga autoritetet e Francës me urdhër-arrest të Francës.

Harrison në një postim në FaceBook, i ka quajtur francëzët majmunë djathëngrënës që lehtë dorëzohen në beteja, përcjell Bota sot.

“Tri fjalët e mia të shkurta janë: Pirdhu Francë (Fuck You France)”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

“Pavarësisht nga pikëpamjet politike

Pavarësisht nga këndvështrimet

Ramush Haradinaj ka shërbyer në uniformë dhe – për aq sa unë jam i vetëdijshëm – me nder, për çka e ka respektin tim

Pra, unë i kam nja tri fjalë të shkurta për t’ia përcjellë Francës, majmunëve djathëngrënës lehtë të dorëzueshëm të Evropës që flamur të betejave e kanë veç të bardhën e pastër për t’ju kursyer atyre kohë – kur është fjala te dorëzimi dhe ndryshimi i anëve.

Tri fjalë të shkurta për të përcjell mendimet dhe ndjenjat e mia për këtë arrestim të paligjshëm të këtij heroi të luftës të Kosovës.

Tri fjalët e mia të shkurta janë: Pirdhu Francë (Fuck You France)/BS/

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat