Gjykata Speciale të merret edhe me kriminelët serb

Aktuale

Gjykata Speciale të merret edhe me kriminelët serb

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 8 janar 2017 Në ora: 17:09
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bislim Zogaj

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bislim Zogaj, për gazetën “Bota sot”, ka thënë se fajtor është Kosova se pse po ndiqen vetëm ish-luftëtarët shqiptarë, e asnjë serb, dhe pse po bëhet kjo padrejtësi nga bota dhe Evropa në veçanti.

“E them këtë sepse kujtoj se  nuk kemi qenë aq vigjilent sa duhej, por tash është problem që të fajësohet individi, apo të fajësohet kjo qeveri apo mandati tjetër i asaj qeverie. Megjithatë mendoj se edhe Kosova është dashur ta këtë një Gjykatë, që ti gjykojë ata të cilët i kanë tejkaluar kompetencat e veta. Por sigurisht se ne pak a shumë edhe i kemi keqpërdor këto institucione, sepse duke qene tolerantë ndaj individëve të caktuar ka ardhur edhe deri tek formimi i kësaj Gjykate, që për mendimin tim është e padrejtë”, ka thënë deputeti Zogaj.

Ai ka deklaruar se një pjesë të barrës apo të fajit duhet ta merr edhe Kosova, që është sjellë puna deri në atë nivel, sa të formohet një gjykatë që do të gjykojë shqiptarët.

“Sa i përket asaj, se pse nuk do të ketë gjykim edhe ndaj serbeve definitivisht edhe për mua është e pakuptime, dhe e pa sinqertë ndaj faktorit ndërkombëtar, që ka bërë një selektim të tillë. Dhe nëse ka pasur veç pak elemente për ta formuar këtë gjykatë, për të gjykuar individë apo luftëtarë të UÇK-së,  ishte dashur që të ketë të drejtë të gjykojë edhe palën serbe, pasi dihet që në Kosovë pala serbe ka qenë agresori dhe pala serbe ka bërë krime e jo shqiptarët. Por si shumë padrejtësi që janë bërë pas çlirimit, edhe kjo është një padrejtësi e llojit të vet”, ka thënë deputeti Zogaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat