Deputetët nuk e prishin rehatinë, për Ramush Haradinajn

Aktuale

Deputetët nuk e prishin rehatinë, për Ramush Haradinajn

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 8 janar 2017 Në ora: 17:19
Kuvendi i Kosovës

Kur po bëhen gati një javë nga arrestimi i liderit të AAK –së, Ramush Haradinaj, institucionet e Kosovës nuk e kanë parë të udhës të mblidhen dhe të dalin me një pika konkrete se si do të veprojnë në këtë rast. 

Nga mbledhja e Qeverisë, që u organizua së fundmi pritej diçka më shumë, mirëpo përveç deklaratave të facebookut, nuk  pati asgjë tjetër. Ndërkaq, nga ana tjetër Kuvendi, as që i prishi pushimet, ndërsa deklaratat se Kosova është goditur me arrestimin e Ramush Haradinajt, mbetën vetëm në rrethin  e opinionit qytetarë, i cili fuqinë e tij e tregoi me protestën e zhvilluar për lirimin e Haradinajt.

Në fakt, nga cdo anë që ta lexosh, arrestimi I Haradinajt,  nuk është një situatë e zakonshme për Kosovën, por, për  Presidentin e vendit, Hashim Thaçi, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Ndryshe Presidenti i ka kompetencat kushtetuese për ta thirrur Kuvendit, nëse këta të fundit, nuk reagojnë.

Mirëpo as Presidenti dhe as pjesa më e madhe e deputetëve, nuk kanë dashur të dalin nga luksi i pushimeve  edhe pse bëhet fjalë për cënimin e interesit të Shtetit të Kosovës. Sipas nenit 69 të Kushtetutës, pika 4, Kuvendi i Kosovës mblidhet në seancë të jashtëzakonshme me kërkesë të Presidentit të Republikës, të Kryeministrit ose të një të tretës (1/3) të deputetëve. Mirëpo, ky nen nuk është marrë parasysh dhe është dashur mbledhja e nënshkrimeve nga AAK –ja, për të thirrur seancë parlamentare.

Në fakt, séance u kërkua  që të mbahej javën që lamë pas, por askush nuk denjoi të prishte pushimet  dhe në këtë  mënyrë, në pajtim të Grupeve Parlamentare, në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit u vendos që seanca e jashtëzakonshme për arrestimin e Ramush Haradinajt në Francë të mbahet të martën më 10 janar nga ora 11:00.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat