Deçan: Asamblistët e LDK-së bojkotojnë mbledhjen e jashtëzakonshme për Haradinajn

Aktuale

Deçan: Asamblistët e LDK-së bojkotojnë mbledhjen e jashtëzakonshme për Haradinajn

Më: 9 janar 2017 Në ora: 14:45
Asambleja komunale e Deçanit

Asambleja komunale e Deçanit ka mbajtur një mbledhje të jashtëzakonshme ku është kërkuar nga qeveria franceze lirimi i ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, por këtë mbledhje e kanë bojkotuar asamblistët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Nga të gjitha grupet e asamblistëve në Deçan në mbledhje kanë munguar vetëm ata të LDK-së.

Arsyet për këtë bojkot nuk dihen, derisa kryetari i Deçanit, Rasim Selmanaj, ka deklaruar se një mungesë e tillë nuk është dashur të bëhet pasi mbledhja e Asamblesë është kërkuar nga të gjithë qytetarët e Deçanit pa dallim partie.

“Nuk është dashtë të ndodhë kjo, sepse kjo mbledhje është me kërkesë të qytetarëve të komunës dhe për interes të Kosovës”, ka thënë Selmanaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat