Media gjermane reklamon Brezovicën, por nuk harron "politikën": Maja e saj ndodhet në Maqedoni dhe shfaq probleme për terrenet e skijimit

Aktuale

Media gjermane reklamon Brezovicën, por nuk harron "politikën": Maja e saj ndodhet në Maqedoni dhe shfaq probleme për terrenet e skijimit

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 9 janar 2017 Në ora: 15:07
Brezovica

Nëse flasim për bukuritë natyrore të Kosovës, padyshim që herën e parë të shkon mendja për resortin e skijimit në Brezovicë, ku ajri dhe qielli janë mjaft të pastër, shkruan media e vjetër rajonale gjermane “Rhein-Neckar-Zeitung”.

Por shumica e banorëve vendas nuk kanë përgjigje, që sot, 17 vjet pas Luftës së Kosovës, resorti më i njohur akoma nuk është si në vitet e lulëzimit të saj në 1980-të. Megjithatë ka mjaft persona të varur nga skijimi, që vijnë ekskluzivisht nga Gjermania, Anglia, Zvicra, Franca, Austria në Brezovicë, përcjell botasot.info.

6 metra larg kufirit me Maqedoninë

Stacioni i fundit i quajtur “Antena” është pika më e lartë e Brezovicës, ku kabina teleferike të ngrit deri në lartësinë 2500 metra. Megjithatë skiatorët nuk e promovojnë më pikën e saj më të lartë dhe arsyeja si zakonisht është politike - jo ajo serbe - maja e saj me demarkacionin pas shpërbërjes së Jugosllavisë ndodhet në Maqedoni, ndërsa gjashtë metra më tej ndodhet Kosova. Një problem i pazgjidhshëm deri më tani.

Media gjermane më pas citon Besnikun, që i dërgon deri te Shkëmbi i Zi, ku vrojtohen tre shtetet - Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria. Prej aty ka zonë skijimi mjaft të gjatë dhe me natyrë mbresëlënëse dhe të paprekur.

Artikulli përmbyllet me reklamimin e hoteleve dhe mundësive për pushim në këtë zonë, tashmë mjaft të njohur për të huajt, por që “politika” vërtet nuk bërë diç më tepër për ta kthyer në treg të konkurrueshëm me resortet më të njohura botërore./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat