Kur e sheh fundin e tij në politikë deputeti Lekaj?

Aktuale

Kur e sheh fundin e tij në politikë deputeti Lekaj?

Nga: G.B Më: 9 janar 2017 Në ora: 16:21
Pal Lekaj

Ka qenë kryetar i Komunës së Gjakovës ndërsa aktualisht është deputet i AAK-së në Kuvendin e Kosovës.

Dhe, Pal Lekaj ka folur për gazetën Bota sot se cili është rezultati më i mirë që ka pasur në jetë.

“Konsideroj që çdo herë kam bërë maksimumin në secilën angazhim në secilën etapë kohore, nuk kam ndonjë diçka për të veçuar, sepse të gjitha janë rezultate që janë respektuar edhe nga të tjerët, jo vetëm nga vetja ime, por çdo herë mundohem edhe për më tepër”, ka thënë Lekaj.

Ndërsa, sa i përket tërheqjes nga politika, ai thotë se këtë do ta bëjë kur të thotë qytetari. “Kur atë ta thotë qytetari, por edhe atëherë kur s’kam çfarë  t’i japi politikës në Kosovë, për të ndikuar pozitivisht në zhvillimet e vendit. Tani për tani po mendojmë se si të bëjmë ndryshimin e vërtetë në Kosovë, e nuk kemi kohë të mendojmë për fundin në politikë”, ka deklaruar Lekaj./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat