Ministri shqiptar letër INTERPOL-it, ja çka kërkon ai për Ramush Haradinajn

Aktuale

Ministri shqiptar letër INTERPOL-it, ja çka kërkon ai për Ramush Haradinajn

Më: 9 janar 2017 Në ora: 17:03
Ramush Haradinaj duke hyrë në Gjykatë në Francë pas arrestimit

Përmes një letre zyrtare, dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të INTERPOL-it, Jurgen Stock, Ministri i Brenshëm i Shqipërisë Saimir Tahiri kërkon rishqyrtimin dhe rivlerësimin e Urdhër Arrestit ndërkombëtar për kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili mbahet në paraburgim në Paris të Francës që prej 4 janarit.

Në letrën e tij, Ministri Tahiri i kujton INTERPOL-it se Haradinaj është udhëheqësi i luftës së Kosovës kundër gjenocidit serb. Në këtë kuadër, ministri Tahiri shton se zbatimi i urdhër-arrestit cënon parimet themelore të drejtësisë penale, si edhe të drejtat e njeriut.

“Më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të institucionit që unë drejtoj, të shpreh konsideratën më të lartë për punën tuaj si dhe t’Ju falënderoj për bashkëpunimin e shkëlqyer më Policinë e Shtetit shqiptar gjatë vitit të kaluar. Nga ana tjetër, kam ndjekur me shqetësim të madh arrestimin e ish-Kryeministrit të Kosovës, njëherazi dhe një nga udhëheqësit e luftës së Kosovës kundër genocidit serb, z. Ramush Haradinaj, në Paris në datë 4 janar 2017, në zbatim të një Urdhër Arresti të INTERPOL-it”, shkruan ministri.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat