Ish pjesëtari i SHIK-ut akuza të rënda ndaj Thaçit, ja pse ka gisht në arrestimin e Haradinajt

Aktuale

Ish pjesëtari i SHIK-ut akuza të rënda ndaj Thaçit, ja pse ka gisht në arrestimin e Haradinajt

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 9 janar 2017 Në ora: 21:23
"Sapo arrita në SHBA për një vizitë disaditore. Do të kem takime me zyrtarë të lartë të administratës amerikane, senatorë, kongresmenë, politikanë dhe miq të Kosovës", ka shkruar Thaçi.

Naim Miftari, ish pjesëtar i Shërbimit Inteligjent të Kosovës, nuk ka hequr dorë nga fajësimi i Presidentit të vendit Hashim Thaçi lidhur me paraburgimin e kreut të AAK-së Ramush Haradinaj në Francë.  

“Po nuk është sekret më së Hashim Thaçi ka qenë bashkëpunëtorë i  DGSE shërbimit sekret Francez para shumë vitesh pata  potencuar vet në shtyp publikisht këtë sekret që shumë i ka kushtuar Kosovës gjer tani ku faktikisht Kosova është satelit i ndërkombëtarëve dhe i Serbisë. Dihet shumë mirë se shërbimi sekret Francez ka bashkëpunim vëllazëror shekullor me shërbimet sekrete Serbe sidomos ish UDB dhe tani BIA shërbimi i inteligjencës serbe. Hashim Thaçi nuk është përgjigjur kurrë në pyetjen krejt të thjeshtë si ndodhi e u vranë shumica e komandantëve të luftës që e luftuan me Serbinë. Adem Jashari, Zahir Pajaziti, Salih Çeku, Ahmet Krasniqi, Shkëlzen Haradinaj, Agim Ramadani, Abeja, Toni e mici. Si ndodhi kjo nuk është rastësi. Kryetari i Kosovës duhet po ashtu të shpjegoj rolin e vëllait të tij dhe bashkëpunimin që e kishte me UDB para dhe gjatë luftës (por mos të harroj se G2 i UÇK-së ka fakte për ato akuza)”, ka pyetur Miftari.

Naim Miftari mbështetë deklaratën e Deputetit të AAK-së, Daut Haradinaj, lidhur me interferimin e Presidentit Thaçi në arrestimin e Ramush Haradinajt.

“Daut Haradinajn e mbështes plotësisht në deklaratën e tij ku ceket roli negativ i Presidentit i cili para disa ditësh, deklaratat e Dik Martit dhe akuzat e Serbisë i pranoi si të  vërteta ku deklaroi kinse janë vrarë dëshmitarët. Po kush tjetër ka vrarë dëshmitarë më shumë se sa vet Hashim Thaçi dhe klani i tij. Plus inatet personale për mos ftesën në SHBA  te cilat i shprehte publikisht  edhe vet qartë në televizionet pro qeveritare”, është shprehur Miftari për gazetën "Bota sot".

Sipas Naim Miftarit, çdo e ligë e vendit te ka adresën pranë Hashim Thaçit.

“Publikisht deklaroi se në arrestimin e Ramush Haradinajt ka dorë pikërisht  presidenti ynë Hashim Thaçi i cili përmes lidhjes Franceze dhe ndihmës serbe përgatitën ndalesën, arrestimin e komandantit të luftës Ramush Haradinajt i cili, shpëtoi gjallë gjatë luftës edhe pse shumë i dëmtuar familjarisht dhe i plagosur disa herë edhe  vet nga makineria vrasëse Serbe. Çdo e ligë që i vjen vendit tonë që nga viti 1997 adresën e ka pran Hashim Thaçit dhe klanit të tij të konspiracioneve”, ka potencuar ai.

Ai ka thënë se edhe Gjykata Speciale u formua duke u bazuar pikërisht në akuzat që i bëheshin pikërisht Hashim Thaçit nga raporti i Dik Martit.

“Çka presim nga një president i cili gjer disa jav para sete formohej gjykata speciale deklaronte se është themelues dhe lider i UÇK dhe kur trokiti gjykata e pa drejt në portën  e shtetit tonë ky i njëjti themelues deklaroi se nuk ka qenë fare në UÇK. Edhe pse kjo gjykatë u formua duke u bazuar pikërisht në akuzat që i bëheshin pikërisht Hashim Thaçit nga raporti i Dik Martit, por ky po tenton ta shpëtoj veten. Nuk njeh kufi ligësia e tij”, ka përfunduar Miftari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat