Buja: Koalicioni qeverisës, si njeriu me paterica

Aktuale

Buja: Koalicioni qeverisës, si njeriu me paterica

Më: 9 janar 2017 Në ora: 23:54
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Shukri Buja

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Shukri Buja, ka krahasuar punën e koalicionit qeverisës me njeriun me paterica.

Sipas tij, kur një qeveri ec me paterica, pritet rrëzimi i saj. 

Buja ka thënë për median se pret që këtë vit të mbahen zgjedhjet e parakohshme , dhe që qytetarët të kenë një Qeveri të re.

Ai ka folur edhe për arrestimin e kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, duke thënë se ky është arrestim politik nga Serbia, e jo nga Franca.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat