Sylë Hoxha bëhet prokuror special

Aktuale

Sylë Hoxha bëhet prokuror special

Më: 10 janar 2017 Në ora: 11:20
Ish-kryeprokurori i Prizrenit Sylë Hoxha

Ish-kryeprokurori i Prizrenit, Sylë Hoxha, i cili në garën e fundit për kryeprokuror të Prokurorisë Themelore në Prizren u mund nga prokurori special Admir Shala, sot konfirmoi se është transferuar në Prokurorinë Speciale në Prishtinë.

“Nesër do të fillojë punën në Prokurorinë Speciale” tha për kallxo Hoxha.

Sylë Hoxha ka qenë kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prizren për një mandat të plotë katërvjeçar. Brenda kësaj kohe ai ka qenë edhe ushtrues detyre i Kryeprokurorit të Shtetit deri në zgjedhjen e Aleksandër Lumezit në këtë pozitë.

Gjatë muajve të fundit, Hoxha ka qenë i përfshirë në polemika me zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje pas vdekjes së Astrit Deharit në qendrën e paraburgimit në Prizren, në nëntor të vitit të kaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat