Pajaziti kërkon nga institucionet që të angazhohen për lirimin e Haradinajt

Aktuale

Pajaziti kërkon nga institucionet që të angazhohen për lirimin e Haradinajt

Më: 10 janar 2017 Në ora: 11:40
Zenun Pajaziti, shef i grupit parlamentar të PDK-së

Lidhur me arrestimin e Ramush Haradinajt në Francë është shprehur e shqetësuar edhe PDK.

Shefi i deputetëve të kësaj partie Zenun Pajaziti tha se është për keqardhje që sot duhet të flitet për një rast të përsëritur që ka ndodhur disa herë me të njëjtit njerëz, të cilët janë në listat e Serbisë dhe po akuzohen dhe po ndalohen si Haradinaj.

“Këtë shqetësim dua që sot ta kanalizojmë sa më drejt që është e mundur. Është mirë që ky adresim i këtij shqetësimi të qytetarëve të trajtohet sa më mirë që Haradinaj të jetë sa më parë pranë familjes së tij. Ne si institucione duhet të punojmë më shumë në mënyrë që Serbia të mos manipuloj me këto flet arreste. Ne kemi pasur edhe Rezolutë më parë pikërisht për Haradinaj që i kishte ndodhur kohë më parë. Ne duhet ta falënderojmë Francën për atë që ka bërë dhe që bën, por jam i sigurt që shteti i Francës ta trajtojë sa më shpejt që është e mundur në favor të lirimit të Haradinaj”, tha Pajaziti.

Ai tha se ata janë të shqetësuar me  Qeverinë serbe e jo me Francën, ngase siç tha ai kanë tendencë të dëmtojnë të kaluarën dhe njerëzit që kanë kontribuar për vendin.

“Kërkoj nga institucionet e Kosovës që të bëjnë gjithë çka që është mundur që të ndikojnë për lirimin e Haradinajt”, tha Pajaziti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat