Policia konfirmon arrestimin e Lufti Dervishit

Aktuale

Policia konfirmon arrestimin e Lufti Dervishit

Më: 10 janar 2017 Në ora: 18:52
Lufti Dervishi

Njëri nga të dënuarit në rastin "Medicus", Lutfi Dervishi, është arrestuar nga Policia e Kosovës pas disa vitesh në arrati. Lajmin e kanë bërë të ditur zyrtarët e Policisë së Kosovës.

"Konfirmojmë se sot gjatë ditës, Policia e Kosovës, ka bërë arrestimin e një të dyshuari i cili ishte në kërkim ndërkombëtar", thuhet në një përgjigje me shkrim nga zyra për media e policisë.

Arrestimi i tij vjen disa ditë pasi Gjykata Supreme e ktheu në rigjykim rastin “Medicus”.

Më 6 nëntor 2015, Gjykata e Apelit, në kolegjin e përbërë prej dy gjyqtarëve ndërkombëtarë dhe një gjyqtari vendor, e ka vërtetuar dënimin e të pandehurve për krim të organizuar, lidhur me, siç thuhet, “trafikimin me njerëz”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat