Koci: Kërkesa për ekstradim ende s’ka arritur në gjykatën franceze

Aktuale

Koci: Kërkesa për ekstradim ende s’ka arritur në gjykatën franceze

Më: 10 janar 2017 Në ora: 20:06
Arianit Koci

Avokati Arianit Koci ka thënë se ende nuk ka arritur kërkesa për ekstradimin e Haradinajt në Serbi

Avokati i Ramush Haradinajt, Arianit Koci në edicionin e lajmeve “21 LIVE News”  të RTV21 ka thënë se ende nuk ka asgjë zyrtare për ekstradimin e Ramush Haradinajt në Serbi nga ana e autoriteteve franceze.

Koci ka thënë se deri në këto momente, dokumentet për ekstradimin e Haradinajt në Serbi nuk kanë mbërritur në Gjykatën franceze.

Avokati Koci po ashtu tha se ne vet jemi fajtorë për ndalimin e Haradinajt nga autoritete franceze pasi që ai është ndaluar me një fletarrest të lëshuar nga Serbia për akuza të vitin 2004 për të cilat Haradinaj njëherë është shpallur i pafajshëm dhe kësisoji është dashur që të kërkohet që Haradinajt të hiqet nga këto fletarrestime.

Koci po ashtu tha se është e pamundur të gjenden prova të reja për ta akuzuar Haradinajn dhe duke marrë këtë parasysh ai tha se pret që Haradinaj të kthehet shumë shpejt në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat