Gaxherri "godet" Veselin: Është kryetari më i dobët i Kuvendit deri sot

Aktuale

Gaxherri "godet" Veselin: Është kryetari më i dobët i Kuvendit deri sot

Më: 10 janar 2017 Në ora: 20:35
Besa Gaxherri

Deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri, në Rrokum Roll me Fidan Jupollin në Televizionin Rrokum, ka thënë se arrestimi në Francë i kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, është shkelje ndaj sovranitetit të vendit, porse ky rast nuk duhet të përdoret për politika ditore.

Duke folur për Serbinë dhe politikat e saj ndaj Kosovës, Gaxherri vlerëson se asgjë nuk ka ndryshuar nga koha e Sllobodan Millosheviqit.

“Ata nuk pajtohen kurrë që jemi të pavarur, por ne duhet të punojmë e të dëshmojmë se e kemi seriozisht këtë punë”, shprehet Gaxherri.

Për kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, ajo thotë se e ka përgjegjësinë për mënyrën se si po funksionon Kuvendi.

“Unë s’e njoh asnjë kryetar ma të dobët deri tash. Ai vet mungon ne seanca”, thotë Gaxherri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat