Thaçi takon ish sekretaren Albright, zbulon fjalët që ia tha ajo

Aktuale

Thaçi takon ish sekretaren Albright, zbulon fjalët që ia tha ajo

Nga: P.R Më: 10 janar 2017 Në ora: 21:49
Takimi Thaçi-Albright

Presidenti Hashim Thaçi, i cili po qëndron në një vizitë në SHBA ka takuar sot ish Sekretaren amerikane të Shtetit, Madeleine Albright

“Sapo përfundova një takim të përzemërt me miken time të shtrenjtë dhe përkrahësen e fuqishme të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, ish-Sekretaren amerikane të Shtetit, zonjën Madeleine Albright. Në këtë takim të veçantë dhe përmbajtësor, sekretarja Albright sërish më tha se "puna me të cilën ajo krenohet më së shumti gjatë periudhës sa ka shërbyer si Sekretare e Shtetit është roli i saj vendimtar për lirinë e Kosovës", shkruan Thaçi, përcjellë “Bota sot”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat