Gecaj ironizon keq me Shpend Ahmetin

Aktuale

Gecaj ironizon keq me Shpend Ahmetin

Nga: D.B Më: 11 janar 2017 Në ora: 11:32
Bajram Gecaj

Bajram Gecaj zv/ Ministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, në një postim në rrjetin social facebook, ka ironizuar kryetarin e Prishtinës Shpend Ahmeti duke i thënë se :’edhe ti po ditke të flasë gjuhën anglezë të cilën e ke mësuar në Bullgari’.

Ja postimi i plotë:

Ngulfatja e një rezulute

Shpend Ahmeti na paska treguar se ditka të flasë edhe anglisht, të cilën e ka mësuar në Bullgari. Kinse i revoltuar se nuk paska kaluar Rezoluta në Kuvend për rastin Haradinaj, ai paska shkruar “Go home government, you are drunk!” (shko në shtëpi qeveri, jeni të dehur). Çfarë logjike, Çfarë nonsensi. Është mu kjo qasje përjashtuese, të cilën e përdor edhe Kryetari i Komunës, ajo e cila tregon më së miri pse nuk u arrit të miratohej rezoluta mbrëmë. Është totalisht e pandershme që të tentohet të keqpërdoret e keqinterpretohet secila çështje për rrëzimin apo akuzimin e qeverisë. Rezoluta për Haradinajn, për të kaluar, është dashtë të jetë vetëm për te, vetëm për lirimin e tij, e jo ti veshën asaj edhe kërkesa tjera krejt me ngjyrime politike e interesa klanore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat