“Komandantët e Rognerit, në pritje të aktakuzave”

Aktuale

“Komandantët e Rognerit, në pritje të aktakuzave”

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 11 janar 2017 Në ora: 16:40
Komandanët e Rognerit, Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Azem Syla

“Tani komandantët e Rognerit që gjatë luftës jetonin në Hotel Rogner, ku hanin e pinin dhe dëfreheshin me vajza të reja, ku klani i tyre jetonte në një luks të madh, tani e kanë një hallë, kanë ra në dert, po presin se cili medium informativ në Kosovës , do ta publikoj lajmin për shpalljen e aktakuzave kundër tyre”, ka thënë  veprimtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ajet Avdyli.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, javën e fundit të vitit 2016 takoi në ambientet e Kuvendit, Skënder Tahirajn, i cili është një nga të akuzuarit për ndikim në dëshmitarë në rastin Drenica.  “Pata nderin ta mbyllë vitin me një takim me Z.Kadri Veselin”, ka shkruar Tahiraj, i cili kësaj fjalie ia ka bashkëngjitur edhe një fotografi përkrah të parit të Kuvendit.  Skënder Tahiraj është një prej 24 të akuzuarve për ndikim në dëshmitarë në rastin Drenica. 

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale Sami Lushtaku, Ismet Haxha, Skender Tahiraj, Sheremet Jashari dhe Bajram Dibrani akuzohen se në periudhën qershor 2013- shtator 2015 kanë ndërtuar një plan për ta detyruar Dëshmitarin F që ta japë një deklaratë të rrejshme në këmbim të një shume parash prej 109 mijë euro. Ndërkaq, ndikimi i politikës në sistemin e drejtësisë është konsideruar si një nga fenomenet më negative në Kosovën e pasluftës. Madje, në shumë raporte ndërkombëtare Kosova ka marr nota negative për shkak të politikanëve të cilët kanë ndërhyrë në sistemin e drejtësisë.

Ndërhyrje në sistemin e drejtësisë po konsiderohet edhe takimi i Kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, me takimin e tij me Skënder Tahirajn.   Për njohësin e rrethanave politike në vend, Arbër Gashi, në Kosovë, kanë marrë hov proceset politike që synim përfundimtar kanë rehabilitimin e krimit ekonomik dhe politik.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat