Dardan Molliqaj: Ja kush janë argatët e SHIK-ut dhe të Serbisë në Parlamentin e Kosovës!

Aktuale

Dardan Molliqaj: Ja kush janë argatët e SHIK-ut dhe të Serbisë në Parlamentin e Kosovës!

Nga: B.S Më: 11 janar 2017 Në ora: 17:12
Dardan Molliqaj

Pasi deputetët e koalicionit qeverisës nuk e votuan rezolutën e Kuvendit, ku bëhet thirrje për lirim e Ramush Haradinajt, ka reaguar sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se po shihet se kush janë argatët e SHIK-ut dhe të Serbisë në Parlamentin e Kosovës, përcjell Bota sot.

Reagimi i plotë i Dardan Molliqajt :

PDK-ja na thonë që jemi pjellë e Serbisë. Ndërsa dje, sikurse edhe shumë herë më parë, nuk votuan për reciprocitet me Serbinë por e vazhduan nënshtrimin e vendit tonë ndaj saj.

LDK-ja na thonë që jemi pjellë e SHIK-ut. Në anën tjetër janë në koalicion me SHIK-un, dhe e kanë bërë kryeparlamentar Kadri Veselin e president Hashim Thaçin.

Ashtu sikur që deputetët e LDK-së nuk na i japin nënshkrimet për ta hetuar SHIK-un, as PDK-ja nuk na i jep votat për reciprocitet me Serbinë.

Po shihet qartë kush janë argatët e SHIK-ut dhe Serbisë në Parlamentin e Kosovës./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat