Thaçi, Veseli, Haliti e të tjerë u hoqën nga lista e INTEPOLIT

Aktuale

Thaçi, Veseli, Haliti e të tjerë u hoqën nga lista e INTEPOLIT

Më: 11 janar 2017 Në ora: 22:12
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Xhavit Haliti

Qeveria dhe institucione e Kosovës kanë pasur informacione të detajuara për listën e personave të kërkuar nga INTERPOL, dhe emrat e 157 personave që ishin në të.

Në këtë listë kanë qenë edhe presidenti Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Xhavit Haliti dhe shumë të tjerë, mirëpo ata nuk i takojnë më kësaj liste pasi që me negocimin e Qeverisë së Kosovës kjo listë është shkurtuar nga 157 në vetëm 20 persona.

Kjo listë që dikur ishte e mbushur me ish ushtarë  UÇK-së të njëherësh politikan, tanime ka ndërruar përbërje. Vetëm  Ramush Haradinaj dhe dy politikanë të tjerë kane mbetur në këtë listë

Në mesin e atyre që kanë mbetur si pjesë e saj është edhe lideri Ramush Haradinaj, por jo edhe figurat e tjera kyqe të UCK-së.

Ky negocim vetvetiu tregon për dallaveret që janë bërë në pastrimin e kësaj liste.

Këtë sqarim e ka dhënë në emisionin “Republika” deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Lahi Brahimaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat