Ja çfarë shkruajnë mediat ndërkombëtare për lirimin me kusht të Ramush Haradinaj

Aktuale

Ja çfarë shkruajnë mediat ndërkombëtare për lirimin me kusht të Ramush Haradinaj

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 12 janar 2017 Në ora: 15:59
Ramush Haradinaj

Ashtu si gjatë arrestimit dhe seancës së parë edhe sot thuajse të gjitha mediat më të njohura botërore kanë botuar artikuj rreth lirimit me kusht të Ramush Haradinaj, informon botasot.info.

“Haradinaj duhet të mbrohet në liri deri në vendimin për ekstradimin e tij në Serbi. Ai duhet të paraqitet dyherë brenda javës te organet e drejtësisë franceze,” shkruan media austriake Der Standard.

“Apeli francez të enjten vendosi që ish kryeministri i Kosovës dhe komandat i UÇK-së gjatë Luftës së Kosovës 1998/99, të lirohet me kusht,” shkruan Reuters. “Por ai duhet të qëndrojë në Francë deri në pritje të vendimit për ekstradim në Serbi.”

“Gjykata në Colman, pas shqyrtimit të dokumentacionit për rreth një orë, ka vendosur që Haradinaj të lihet i lirë me kusht që të mos dalë nga Franca dhe të lajmërohet tek autoritetet dy herë në javë,” shkruan media amerikane Fox news. “Arrestimi i Haradinaj ka shqetësuar autoritetet e Kosovës që kanë kërkuar nga BE të bëjë presion për lirimin sa më të shpejtë të tij.”/Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat