Hakmarrja që i kushtoi me burg, Ramush Haradinajt

Aktuale

Hakmarrja që i kushtoi me burg, Ramush Haradinajt

Arbnore Zhushi Nga Arbnore Zhushi Më 12 janar 2017 Në ora: 17:18
Ramush Haradinaj duke dalë nga paraburgimi, 12 janar

Sipas analistit Arber Gashi, e gjithë kjo histori e prapaskenave ka një emërues të përbashkët dhe ky është Hashim Thaçi, Presidenti i fusnotës, demarkacionit dhe Asociacionit “Serbia e madhe”. 

Duke folur për gazetën “Bota sot”, Gashi ka thënë se bashkëpunimi i Hashim Thaçit me strukturat e zeza të Serbisë dhe ish-sigurimit të Enver Hoxhës kundër shqiptarëve, nuk përbën ndonjë risi, përpos te ata ose ato që për privilegje minore ia kanë kthyer shpinën të vërtetës dhe manipulojnë opinionin publik.

Inaugurimi i Presidentit të ri amerikan Donald Trump, është bërë objekt për akuza dhe kundër akuza ndërmjet Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe presidentit Hashim Thaçi.  Ditë më parë, zëdhënësi i AAK-së Muharrem Nitaj i ka konfirmuar gazetës “Bota sot” se në ceremoninë që do të mbahet më 20 janar, është i ftuar lideri i kësaj partie Ramush Haradinaj.

AAK madje ka publikuar në rrjetet sociale ftesën për të cilën pretendon të jetë dërguar nga stafi i presidentit Trump.  Por, Presidenti  Hashim Thaçi, i cili po qëndron për një vizitë zyrtare në SHBA, u është kundërpërgjigjur zyrtarëve të AAK-së, duke thënë se në këtë inaugurim nuk është i ftuar asnjë zyrtar nga Kosova. “ Unë këtu jam në vizitë zyrtare dhe jo për inaugurim. Shtetet do të përfaqësohen vetëm nga ambasadorët dhe asnjë delegacion i huaj nuk ftohet të marrë pjesë, as nga Kosova, as nga vendet e tjera”, ka thënë Thaçi. Ai madje ka hedhur akuza se disa zyrtarë po blejnë ftesat.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat