Flet ish ambasadori në Francë - Arrestimi i Haradinajt, Ylljet Aliçka: Serbia po bën fajtorin dhe viktimën

Aktuale

Flet ish ambasadori në Francë - Arrestimi i Haradinajt, Ylljet Aliçka: Serbia po bën fajtorin dhe viktimën

Më: 13 janar 2017 Në ora: 00:20
Ylljet Aliçka

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Francë, Ylljet Aliçka ka deklaruar se në rastin e Ramush Haradinaj, Serbia po bën rolin edhe të viktimës edhe të fajtorit. në studion e lajmeve të Ora News, Aliçka tha se Serbia po ndjek një strategji për të mbajtur konflikt me Kosovën.

Ylljet AliçkaBën pjesë në strategjinë e Serbisë për të mbajtur një konflikt të vazhdueshme për çështjen e Kosovës. Ne nuk e dimë çfarë prapaskenë ka ky, pse në këtë moment dhe pse u zgjidh Franca dhe pse u zgjidh ky vend. Të bësh shenjën e barazimit midis viktimës dhe fajtorit, këtë po bën Serbia. Po përpiqet që ta trajtojë si dy palë në luftë me krime të përbashkëta duke sfumuar krimin dhe gjenocidin që ka bërë Serbia.

Ish-ambasadori tha se është e qartë se arrestimi i Haradinaj ka sfond politik.

Ylljet Aliçka: Çdo kush e kupton, sfondi është politik, elementët në pamje janë teknik juridike dhe me këtë po operohet. Të kuptuarit e mirëorientuarit dhe zgjidhjes së problemit mendoj që është në rrafshin teknik juridik mes ministrave të drejtësisë dhe të jashtëm.

Aliçka tha se Kosova nuk ka hapësira për të mbrojtur të drejtat e saj dhe këtë gjë duhet të bëjë Shqipëria.

Ylljet Aliçka: Kosova ka një disavantazh për momentin, nuk është anëtare e OKB, nuk ka shumë hapësira për të mbrojtur të drejtat e saj, nuk ka mundësi të denoncojë në INTERPOL. Pra në këtë rast i takon diplomacisë shqiptare por jo në nivele retorike, emocionale por do elementë teknikë të fuqishëm në nivele të specialistëve të së drejtës ndërkombëtare.

Duke parë përgatitjen ose mobilizimin që ka propaganda serbe duhet të jesh i përgatitur për ti përgjigjur flakë për flakë. Serbia po dëshmon që është shumë e fuqishme në manipulimin e opinionit publik dhe në këtë rast duhet të përgjigjesh me të njëjtën monedhë me shpejtësi dhe teknicitet të lartë. Shqipëria e ka me kushtetutë të mbrojë qytetarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat