Haradinaj: Kosova duhet të ndjek shembullin e Kroacisë në raport me Serbinë

Aktuale

Haradinaj: Kosova duhet të ndjek shembullin e Kroacisë në raport me Serbinë

Më: 13 janar 2017 Në ora: 01:03
Ramush Haradinaj

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur në emisionin Kontakt në TribunaChannel për atë se ëfarë ka ndodhur që nga ndalimi i tij në Francë.

Haradinaj ka thënë se Kosova duhet të jetë më e fuqishme, duke u bazuar në shembullin e Kroacisë.

“Kroacia është një vend anëtarë i BE, anëtar NATO me orientim euroatlantik, por ka patur guximin e vet me zbatu reciprocitetin me Serbinë. Këtë gjuhë e ka kuptu shumë mirë Serbia, pra gjuhë e reciprocitetit. Serbia do ta keqpërdor inferioritetin e Prishtinës zyrtare, pra qeverisë sonë, institucioneve tona. Dhe nëse vazhdojmë me qenë kështu inferior për Kosovën do të jetë dobët në krejt pozitën e Kosovës në rajon”, tha Haradinaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat