Çfarë do të thotë lirimi me kusht i Haradinajt sipas ekspertit të sigurisë?

Aktuale

Çfarë do të thotë lirimi me kusht i Haradinajt sipas ekspertit të sigurisë?

Nga: P.R Më: 13 janar 2017 Në ora: 08:01
Ramush Haradinaj duke dalë nga Gjykata në Francë i rrestuar më 4 janar në aeroportin e Bazelit

Burim Ramadani, ekspert i sigurisë, përmes një postimi në facebook ka komentuar lirimin me kusht të Ramush Haradinajt në Francë.

Sipas Ramadanit, lirimi me kusht i Ramush Haradinajt në Francë dëshmon se Kosova është shtet me kufizime, si pasojë e udhëheqjes së vet, përcjell “Bota sot”.

Ja postimi i plotë:

Lirim i kufizuar dmth shtet me kufizime

Lirimi i kufizuar sot i Ramush Haradinajt në Francë dëshmon se Kosova është shtet me kufizime, si pasojë e udhëheqjes së vet.

Shtet i kufizuar që:
Nuk ka arritur të kompletojë Arkitekturën e Sigurisë Kombëtare;
Nuk ka arritur të kompletojë autoritetin në tërë territorin;
Nuk ka arritur të integrojë qytetarët e vet;
Nuk ka arritur të ofrojë siguri për shtetasit e vet.

Ku është problemi?

Ja ku është thelbi i problemit:
Nuk ka aftësi të të menduarit strategjik. 
Nuk ka aftësi të vendosjes së parimeve dhe prioriteteve kombëtare.
Nuk ka aftësi të qartësimit të idealit dhe vlerave shtetërore.

Mbi të gjitha,
Është rrënuar gati për vdekje ideja e konsensusit nacional në tema nacionale!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat