Serbia kërkon që Haradinaj urgjentisht të ekstradohet: Kemi 30 dëshmitarë për krimet e tij

Aktuale

Serbia kërkon që Haradinaj urgjentisht të ekstradohet: Kemi 30 dëshmitarë për krimet e tij

Më: 13 janar 2017 Në ora: 12:46
Marko Gjuriq

Serbia ka kërkuar ekstradim urgjent të Ramush Haradinajt në Serbi.

Kështu ka thënë sot pas mbledhjes së Qeverisë drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq pas mbledhjes së Qeverisë e thirrur me temën për Haradinajn.

Gjuriq tha se Serbia do të vazhdojë me ndjekje penale për të gjithë të akuzuarit pa marrë parasysh përkatësinë nacionale.

Ai i ka ftuar të gjitha vendet e Bashkimit Evropian dhe shtetet tjera që të respektojnë të drejtat ndërkombëtare dhe fletarrestet e Interpolit dhe mos të sjellin vendime politike.

Gjuriq tha se Serbia nuk e pranon drejtësinë ku njerëzit që kanë vrarë civilë të pafajshëm mbeten pa u ndëshkuar qoftë ata serbë ose të nacionaliteteve tjera, sikurse ato që ka bërë Ramush Haradinaj dhe grupi i tij kriminal.Prokuroria për krime lufte ka zgjeruar hetimet kundër ish-komandantit të UÇK-së Ramush Haradinaj në të cilat janë rreth 30 dëshmitarë dhe dëshmi tjera, ka thënë sot ministrja e Drejtësisë Nela Kuburoviq në një konferencë për media.

Siç raportojnë mediat serbe  Kuburoviq ka thënë se edhe pse Haradinaj vendimin për esktradim në Serbi do ta pres në liri, Serbia nuk do të ndalet nga kërkesa e saj.

“Disa nga dëshmitarë kanë dhënë deklarata me shkrin, ka edhe të tillë që kanë status të mbrojtur të dëshmitarit kështu që nuk mund t;I zbuloj emrat e tyre”, ka thënë Kuburoviq në konferencën për gazetarë që u mbajt në ndërtesën e Qeverisë së Serbisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat