Çmenden mediat serbe: Shqiptarët na e kallën flamurin në Gjenevë

Aktuale

Çmenden mediat serbe: Shqiptarët na e kallën flamurin në Gjenevë

Më: 13 janar 2017 Në ora: 14:49
Flamuri serb duke u djegur në Gjenevë

Djegia e flamurit të Serbisë në Gjenevë ka ngjallur reagime në Serbi.

Mediat serbe kanë mbushur faqet e gazetave dhe portaleve për flamurin e tyre, të cilin incident e kanë quajtur ‘skandaloz’, madje më skandaloz se vrasjen e shqiptarëve nga UDB-ja në perëndim, sikurse rasti i vëllezërve Gërvalla, shkruan Presheva Jonë.

“SKANDALOZE: ‘Shqiptarët e Kosovës dhe Preshevës ia kanë dhënë flakën flamurit serb në Gjenevë për shkak të komandantit të UÇK-së të arrestuar në Francë”, është vetëm një nga titujt e shkëputur nga mediat serbe.

Sipas mediave serbe “ky veprim vjen si reagim ndaj arrestimit të ish komandantit te UÇK-së, Ramush Haradinaj në Francë, i cili u lirua me kusht ditën e enjte.”

Sipas raportimeve të “Presheva Jonë” që kanë përcjellë mediat e Beogradit kanë raportuar se flamuri u dogj nga emigrantët shqiptarë nga Kosova dhe Presheva.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat