Rufki Suma vazhdon të jetë shembull. Kryetari i Hanit të Elezit vet largon borën

Aktuale

Rufki Suma vazhdon të jetë shembull. Kryetari i Hanit të Elezit vet largon borën

Më: 13 janar 2017 Në ora: 22:37
Rufki Suma

Rufki Suma vazhdon të jetë shembull i një kryetari të Komunës në Kosovë.

Edhe pse është i vetmi që dy palë zgjedhje i ka fituar si kandidat i pavarur, kryetari i Hanit të Elezit, nuk e ka problem që krah për krah me punëtorët e komunës ta largojë borën.

Një shembull të tillë të largimit të borës, Suma e kishte dhënë edhe vitin e kaluar, kur vet largonte borën me veturë.

Në fotografitë e dërguar në portalin tonë, Suma shihet duke e larguar borën pranë ndërtesës së Komunës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat