Anton Berisha: Qeveria e Serbisë, mbajti mbledhje urgjente për rastin Haradinaj ndërsa Qeveria e Kosovës hesht si një qyqare!

Aktuale

Anton Berisha: Qeveria e Serbisë, mbajti mbledhje urgjente për rastin Haradinaj ndërsa Qeveria e Kosovës hesht si një qyqare!

Më: 14 janar 2017 Në ora: 00:49
Anton Berisha

Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës, Anton Berisha ka bërë me dije se sot gjatë ditës brenda partisë së tij është diskutuar në lidhje me mbledhjen urgjente të mbajtur nga Qeveria e Serbisë lidhur me rastin e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt.

Berisha, duke kritikuar Qeverinë e Kosovës për mos reagim ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit në Colmar të Francës, për lirim me kusht të Haradinajt, ka hedhur dyshime mbi atë se të dy këto qeveri kanë dakorduar veprime me qëllimin e njëjtë.

Më poshtë ua pasqyrojmë të plotë reagimin e tij:

Sot, në zyrën e AAK, e kemi diskutuar se si është e mundur që Qeveria e Serbisë, mban mbledhje urgjente për rastin Haradinaj ndërsa Qeveria e Kosovës, heshtë.

Tash, që u bë vonë, dhe nuk pati asnjë reagim:

Mbase, përgjigja mund të jetë: Serbia, ndonëse me qëndrim armiqësor ndaj nesh, duhet pranuar se trimërisht i shprehë hapur qëllimet e veta për të ekstaduar z. Ramush Haradinaj, ndërsa qeveria e Kosovës, hesht si një qyqare ngase nuk ka guxim t’i kundërvihet një kërkese të tillë.

Apo, mos i kanë të dakorduara veprimet në qëllimin e njëjtë?!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat